Notarja Hana Beiqi është garuesja e fundit e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”. Beiqi e cila ka vetëm 15 vjet, do të debutojë sot në Lojërat Olimpike. Ajo do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë. Garat e notit nisin nga ora 11:00. Kujtojmë që Kosova u paraqit me nëntë garues në Lojëat Olimpike, ku fitoi edhe dy medalje olimpike, një të argjendtë dhe të bronztë.








