Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se përkushtimi ndaj ndërmarrësve dhe industrisë ka qenë thelbësore prej kohës sa ai është kryeministër. Kurti përmendi mbështetjen në rritjen e konkurrencës 499 bizneseve me potencial eksporti, përmes skemave të granteve për avancim të teknologjisë, standardizim e certifikim, trajnim dhe digjitalizim në vlerë totale prej 15.2 milionë euro.








