Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur “gjuhë të dështimit” fjalimin që kryeministri Kurti mbajti të hënën në Taukbahçe para mërgimtarëve. “‘Dimër në verë’, ‘qerrja para kalit’, ‘kafeja pa filxhan’ – gjuha e dështimit e Albin Kurtit”, ka shkruar Bajrami. Ajo ka thënë se Kosova që tri vite e gjysmë udhëhiqet nga një “popullist ekstrem që secilin vendim e bazon në sondazhe”.








