percaktohen-datat-dhe-oraret-e-javes-se-pare-te-superiores

Kampionati i Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht.

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit Kategorisë Superiore, për javën e parë që do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 18 dhe 19 gusht.

Më 18 gusht do të luhen takimet Dinamo City – Egnatia, sfidë që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 20:00, teksa në po të njëjtën orë do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” edhe ndeshja Teuta – Bylis.

Më 19 gusht do të luhen tre përballjet e radhës të javës së parë të kampionatit Kategoria Superiore.

Laçi do të presë Tiranën në shtëpi, me sfidën që do të luhet në ora 17:00. Dy takimet e radhës do të luhen në ora 20:00, konkretisht Partizani – Vllaznia, që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” dhe Skënderbeu – Elbasani që do të luhet në Korçë.

The post Përcaktohen datat dhe oraret e javës së parë të Superiores appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here