Reperi amerikan Travis Scott u arrestua në Paris të premten herët në mëngjes pasi u përlesh me truprojën e tij, thanë autoritetet në kryeqytetin francez.
Policia u thirr në hotelin luksoz George V në orën 5 të mëngjesit. Scott u arrestua më pas për “dhunë ndaj një personi tjetër”, sipas një zëdhënësi të policisë.
Scott, i cili ishte në Paris për Lojërat Olimpike, të enjten mori pjesë në gjysmëfinalen e basketbollit të meshkujve, ku Shtetet e Bashkuara mundën Serbinë.
Ai u arrestua për “dhunë ndaj një roje sigurie”, tha më vonë të premten zyra e prokurorit të Parisit.
Roja i sigurisë kishte tentuar të prishte një sherr mes reperit dhe truprojës së tij, sipas një zëdhënësi të prokurorit, i cili shtoi se një hetim ishte hapur.
The post Travis Scott arrestohet në Paris pas zënkës në hotel me truprojën e tij appeared first on Albanian Post.








