denigronte-e-shantazhonte-vajzat-ne-instagram-dhe-tiktok,-dokumentohen-62-raste-te-sulmeve-kiberbernetike-nga-34-vjecari

Krimi Kibernetik pranë Policisë së Tiranës ka goditur një tjetër fenomen ku janë dokumentuar me dhjetëra raste të përndjekjeve online.

Ky sektor ka arritur që të dokumentojë 62 raste të përndjekjeve online, të gjitha të kryera nga Fabjan Dodaj, i cili ndodhet i dënuar në një burg në Francë.

Pas hetimeve ka rezultuar se Fabjan Dodaj është autori i këtyre përndjekjeve dhe ndaj tij janë ngritur disa akuza si falsifikim kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompkuterike, përndjekje etj.

Ndërkohë ai po vuan dënimin në një burg të Francës i dënuar për komplot kriminal, vjedhje etj.

Krimi Kibernetik arriti përmes impulseve dhe qelizave kompjuterike të cilat pulsonin nga burgu në Francë. Menjëherë pas kësaj efektivët lajëmëruan autoritetet e huaja të cilët ushtruan kontroll në qelinë e të riut ku igjetën një celular.

Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

The post Denigronte e shantazhonte vajzat në Instagram dhe TikTok, dokumentohen 62 raste të sulmeve kiberbernetike nga 34-vjeçari appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here