Vetëm një rast me virusin e Nilit është konfirmuar në Kosovë. Infektologët thonë se nuk ka vend për shqetësim, por këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes. Pas raportimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik se është konfirmuar rasti i parë me virusin e Nilit, nuk ka pasur raste të tjera në Kosovë. “Në aspektin epidemiologjik, kemi një situatë të qetë sa i përket virusit të Nilit Perëndimor.








