barcelona-ende-nuk-mund-te-regjistroje-dani-olmo-n

Barcelona përballet me vështirësi në regjistrimin e lojtarit të saj të ri, Dani Olmo, pasi klubi katalanas vazhdon të ketë probleme financiare.

Fituesi i Kampionatin Evropian 2024 u zbulua si lojtar i katalanasve të premten e kaluar, pasi drejtori sportiv Deco udhëtoi në Leipzig për të arritur një marrëveshje me Olmo-n dhe klubin e tij.

Transferimi i tij nga Leipzig ishte afërsisht 60 milionë euro, së bashku me bonuset, me një kontratë gjashtëvjeçare dhe një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

Megjithatë, siç raportohet nga “Cadena SER”, Barcelona ende nuk është në gjendje të regjistrojë spanjollin, vetëm pesë ditë para debutimit të tij të mundshëm në La Liga kundër Valencia-s.

Raportet vijnë pasi katalanasit kanë njoftuar partneritetin e tyre të ri me “Aramark”, një marrëveshje që thuhet se i solli klubit rreth 40 milionë euro.

Megjithatë, duket se ata mund të kenë nevojë të sigurojnë mbështetje shtesë financiare dhe një marrëveshje e re me “Nike” mund të ndihmojë në lehtësimin e regjistrimit të lojtarit.

“Cadena SER” raporton se Blaugrana aktualisht nuk është në gjendje të regjistrojë disa nga lojtarët e tyre që janë tashmë në skuadër.

Këtu mund të përfshihen lojtarët që janë kthyer nga huazimet, si Ansu Fati, Clement Lenglet ose Eric Garcia.

Dani Olmo do të detyrohet të shikojë ndeshjen e së shtunës nga tribuna nëse klubi nuk mund ta regjistrojë lojtarin në kohë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh, në vitin 2022, mbrojtësi francez Jules Kounde humbi disa ndeshje në La Liga për të njëjtën arsye.

Ngjashëm me situatën e Kounde-s, klubi do të duhet të bëjë disa largime për të zgjidhur problemet e tyre aktuale ekonomike.

Olmo, 26 vjeç, kaloi shtatë vjet në ekipet e të rinjve të Barcelona-s nga 2007 deri në 2014, përpara se të transferohej te Dinamo e Zagrebit.

Në vitin 2020, ai iu bashkua RB Leipzig-ut dhe ka qenë një objektiv i rëndësishëm për katalanasit.

Olmo pritet të luajë në ndeshjen miqësore të së hënës kundër Monaco-s në lojën tradicionale vjetore për katalanasit, e njohur si “Joan Gamper Trophy”.

Megjithatë, klubi mbetet optimist dhe i sigurt në përpjekjet e tyre për të nënshkruar një tjetër fitues të Euro 2024, Nico Williams nga Athletic Bilbao, me një marrëveshje që nuk do të përfshinte negociata pasi klauzola e lirimit të lojtarit raportohet të jetë rreth 50 milionë euro.

Spanjolli i është bashkuar sërish skuadrës për stërvitje, por ende nuk ka komentuar për një transferim të mundshëm te Barcelona.

Zyrtare: Dani Olmo lojtari më i ri i Barcelona-s

The post Barcelona ende nuk mund të regjistrojë Dani Olmo-n appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here