Në Londër, në sheshin qendror Leicester, një burrë sulmoi dhe plagosi me thikë një grua 34-vjeçare dhe një vajzë 11-vjeçare .
Personi përgjegjës është arrestuar.
Policia e Londrës njoftoi në X se kishte arrestuar një burrë dhe për momentin nuk kishte “asnjë të dyshuar tjetër”.
Sipas dëshmitarëve okularë, gruaja dhe vogëlushja u shpëtuan nga shitëset e dyqanit teksa prisnin mbërritjen e mjekëve të cilët më pas i transportuan në spital me ambulancë, pas momenteve frike në një zonë shumë të mbushur me njerëz.
Ky sulm i ri vjen dy javë pasi tre vajza vdiqën dhe shumë të tjera u plagosën pas një sulmi me thikë në Southport, disa kilometra larg Liverpool-it.
The post Sulm me thikë në Londër, plagosen një grua dhe një vajzë 11-vjeçare appeared first on Albanian Post.








