Yves Bissouma, një futbollist i Premier League që paguhet më shumë se 64,200 paundë në javë, filmoi veten duke konsumuar gaz për të qeshur (oksid azoti) në një tullumbace.
Pamjet e mesfushorit 27-vjeçar të Tottenham-it janë postuar nga ai vetë në Snapchat vetëm pak ditë para fillimit të sezonit.
Shtypi anglez raporton se ish-lojtari i Brighton dhe Lille konsumoi gaz të qeshur në një festë në Londër pas ndeshjes së fundit parasezonale të Tottenham-it të Ange Postecoglou kundër Bayern Munich-ut.
Pamjet tregojnë Bissouma duke konsumuar oksid azoti në një limuzinë me miqtë e tij.
Yves Bissouma tashmë ka kërkuar falje për “mungesën serioze të gjykimit”.
“Dua të kërkoj falje për këto video. Kjo ishte një mungesë serioze gjykimi. Unë e kuptoj seriozitetin e kësaj dhe rreziqet shëndetësore të përfshira, dhe gjithashtu e marr përgjegjësinë time si futbollist”, tha Bissouma më pas.
Zotërimi i gazit për të qeshur (oksidi i azotit) ka qenë i paligjshëm në Britani që nga viti i kaluar dhe lojtari i Tottenham mund të përballet me akuza penale.
Një futbollist i Premier League tashmë është shtruar në spital për varësinë e tij nga gazi i të qeshurit
Në shkurt 2024, një yll i Premier League u bë futbollisti i parë që shkoi në rehabilitim për varësinë nga oksidi i azotit.
Futbollisti u shtrua në një qendër mjekësore pasi familja e tij i kërkoi ndihmë klubit të tij.
Gazetari anglez, Richard Moriarty raportoi se “yje të tjerë të varur do të pasojnë, pasi burimet paralajmërojnë se përdorimi është i përhapur në mesin e lojtarëve të elitës, pavarësisht se tani është i paligjshëm”.
Për përdoruesit e përsëritur, dënimet me burg mund të jenë deri në dy vjet.
Konsumi i oksidit të azotit mbart rrezikun e sulmeve në zemër, goditjeve në tru, dëmtime të përhershme të trurit dhe madje edhe vdekje.
Përdorimi i zgjatur i gazit për të qeshur mund të shkaktojë gjithashtu depresion, humbje të kujtesës, halucinacione dhe dëmtime nervore.
Oksidi i azotit, i njohur gjithashtu si “hippy crack” ose gazi për të qeshur, konsiderohet një drogë e klasit C dhe përdorimi i tij është një vepër penale në Britani.
The post Ylli i Tottenham filmon veten duke marrë drogë appeared first on Albanian Post.








