Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar ish-zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Edona Maloku, në postin e ambasadores së Kosovës në Lisbonë të Portugalisë.
“Jam e bindur se ekspertiza dhe angazhimi i saj do të jenë të paçmueshme ndërsa punojmë drejt thellimit të lidhjeve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë”, ka shkruar presidentja Osmani.
Ndryshe, ajo pason në këtë pozitë ambasadorin e parë të Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, i cili dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, më 10 janar të vitit 2019.
Kosova dhe Portugalia gëzojnë marrëdhënie miqësore. Portugalia e ka njohur Kosovën pak muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe në vazhdimësi ka ofruar mbështetje për integrimin euroatlantik të shtetit të vogël ballkanik.
The post Edona Maloku emërohet ambasadore e Kosovës në Portugali appeared first on Albanian Post.








