Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se brenda 24 orëve 60 mijë e 244 prindër kanë aplikuar për subvencionimin me tekste shkollore. Nagavci ka bërë thirrje tek ata prindër që ende nuk kanë aplikuar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Postimi i plotë: Të dashur prindër, Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova.








