drejtori-i-sherbimit-korrektues-ne-shba-per-te-diskutuar-per-sfidat-me-te-cilat-perballet-sistemi-korrektues-i-kosoves

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani dhe disa nga pjesëtarët e njësisë së Inteligjencës Korrektuese do të marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Korrektuese Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dibrani, sipas një komunikate për media, në këtë konferencë ndërkombëtare pritet të diskutojë për “sfidat me të cilat përballet sistemi korrektues i Kosovës”

“Si dhe për arritjet e SHKK-së në ndërtimin e kapaciteteve të reja me themelimin e njësive të reja, rezultatet e këtyre njësive, si dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë dhe drejtësisë”.

Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje të rëndësishme, sipas komunikatës për media, “është dëshmi e angazhimit të Kosovës” për të ndjekur standardet më të larta ndërkombëtare në administrimin e drejtësisë dhe për të ndërtuar një sistem korrektues që promovon respektimin e të drejtave të njeriut dhe ri-integrimin e të burgosurve në shoqëri.

“Konferenca e Shoqatës Korrektuese Amerikane është një nga ngjarjet më të rëndësishme globale në fushën e menaxhimit dhe reformës së sistemit korrektues, ku mblidhen profesionistë nga mbarë bota për të ndarë përvojat dhe praktikat më të mira në administrimin e burgjeve dhe trajtimin e të burgosurve”.

 

The post Drejtori i Shërbimit Korrektues në SHBA për të diskutuar për sfidat me të cilat përballet sistemi korrektues i Kosovës appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here