Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ua ka caktuar një muaj paraburgimin dy të dyshuarve F.R, dhe J.M., në lidhje me rastin e vrasjes në fshatin Bibaj më 16 gusht.
“Në hyrje të parkingut të sallës së dasmave, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privoj nga jeta, posa vërejnë të ndjerin se hynë në parking, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur një mjetë të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, derisa ky i fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Viktima ishte axha i Prindon Sadriut, burrit të presidentes Vjosa Osmani. Por, kjo e fundit nëpërmjet një statusi në platformën sociale, Facebook, i ka mohuar të gjitha pretendimet se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë qenë në dijeni për motivet e rastit që quan deri në vrasjen e 89 vjeçarit, Sadri Sadriu
Osmani ka bërë të ditur se ajo i ka njoftuar “institucionet e sigurisë” dhe se është “në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore”.
“I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi”.
Mediumi, “Nacionale” duke u thirrur në burime, raportoi të shtunën se ‘motivi i vrasjes’ në Komunën e Ferizajt ishte ‘dhunimi i dy motrave të dorasit nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’.
Osmani përveç se ka mohuar të gjitha këto pretendime, ajo ka potencuar se “kjo lidhje e rrejshme dhe e rrezikshme është bërë me vetëdije të plotë dhe me qëllim të rrezikimit të jetës sime dhe familjes sime” dhe ka për qëllim të qartë “nxitjen e urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë”.
“Ndërkohë që autoritetet kompetente po e hetojnë rastin, tregon tendencën e drejtpërdrejtë të tyre për rrezikim te jetës, duke na implikuar rrejshëm madje edhe në gjoja ndërhyrje në drejtësi”, ka potencuar Osmani.
“Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë”, ka shtuar ajo.
Osmani mohon raportimet: Po rrezikohet jeta ime dhe e familjes, autoritetet po e hetojnë rastin
The post Vrasja në Ferizaj, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit appeared first on Albanian Post.








