Minsk ka vendosur gati një të tretën e forcave të tij të armatosura përgjatë gjithë kufirit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.
Numri i saktë i ushtarëve nuk u specifikua, por ushtria profesionale e Bjellorusisë përbëhet nga 48 mijë dhe rreth 12 mijë trupa kufitare shtetërore, sipas Bilancit Ushtarak të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike të vitit 2022.
Presidenti Alexander Lukashenko, një aleat i vendosur i Vladamir Putin, pretendoi se Ukraina kishte vendosur më shumë se 120 mijë trupa në kufirin e saj me Bjellorusinë.
“Duke parë politikën e tyre agresive, ne kemi futur atje dhe kemi vendosur në disa pika – në rast lufte, ato do të ishin mbrojtje – ushtrinë tonë përgjatë gjithë kufirit”, citon Belta të ketë thënë Lukashenko në një intervistë për televizionin shtetëror rus.
Dje, Kievi tha se nuk kishte parë shenja të një grumbullimi të trupave bjelloruse në kufi.
Ministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë, Viktor Khrenin tha të premten se ekzistonte një probabilitet i lartë i një provokimi të armatosur nga Ukraina dhe se situata në kufirin e tyre të përbashkët “mbetet e tensionuar”.
Lukashenko tha se kufiri Bjellorusi-Ukrainë është i minuar “si kurrë më parë” dhe se trupat ukrainase do të pësonin humbje të mëdha nëse përpiqeshin ta kalonin atë.
The post Bjellorusia dërgon një të tretën e ushtrisë në kufi “në rast lufte” appeared first on Albanian Post.








