Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim shefen e re të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko. Bislimi i uroi suksese e mirëseardhje në Kosovë Vashchenko, duke shprehur dhe gatishmërinë e vullnetin për bashkëpunim sa më produktiv dhe efektiv. Palët biseduan mbi potencialin zhvillimor të Kosovës…








