Mandati i diplomatëve të emëruar në misionet diplomatike apo posteve konsullore nga tre vite do te jete katër vjeçar.
Po ashtu diplomatët e emëruar nuk mund të ushtrojnë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme jashtë vendit.
Ky është vetëm një nga disa ndryshime që Ministria e Punëve të Jashtme propozon për t’i bërë ligjit për shërbimin e jashtëm dhe dokumenti është publikuar për konsultim publik.
Prej vitit 2015 nuk ka me kuota për diplomatët që vijnë jashtë sistemit të shërbimit te jashtëm, dhe në ndryshimet që propozohet nuk janë të parashikuara kuota të tilla.
Edhe procedura që ndiqet për emërimin e ambasadorëve ka ndryshuar.
Dokumentin në përfundim te fazës se konsultimit do të kalojë në qeveri për tu miratuar dhe me pas për t’iu nënshtruar shqyrtimit parlamentar parashikohen dhe ndryshime për sa i takon trajtimit financiar të diplomatëve dhe familjarëve të tyre.
The post Propozimi që ambasadorët të shërbejnë me afat 4-vjeçar, nuk do të qëndrojnë jashtë vendit mbi dy mandate appeared first on Albanian Post.








