Drejtori i CIA-s, Wiliams Burns në këto momente ka hyrë në ambientet e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës. Në zyret e AKI-së, shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, vjen pas takimit që zhvilloi në Presidencën e Kosovës, njofton Klankosova.tv. Paraprakisht, Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.








