Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, YIHR KS, ka mbajtur aksionin simbolik “Dera e Pritjes” tek sheshi ‘Skënderbeu’. Drejtoresha ekzekutive e organizatës, Marigona Shabiu në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se janë mbi 1 mijë e 600 persona të zhdukur gjatë luftës. Sipas saj, kjo çështje nuk është vetëm shqetësim për familjarët por për të gjithë shoqërinë…








