inkursioni-i-ukraines-ne-rajonin-e-kurskut-te-rusise-eshte-legjitim,-thote-stoltenberg

Inkursioni i Ukrainës në rajonin e Kurskut të Rusisë është legjitim dhe mbulohet nga e drejta e Kievit për vetëmbrojtje, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për të përjavshmen gjermane Welt am Sonntag, në reagimin e tij të parë ndaj avancimit në territorin rus.

“Ukraina ka të drejtë të mbrohet. Dhe sipas ligjit ndërkombëtar, kjo e drejtë nuk ndalet në kufi”, tha Stoltenberg për gazetën, duke shtuar se NATO nuk ishte informuar më parë për planet e Ukrainës dhe nuk luajti ndonjë rol në to.

Shefi i NATO-s tha se Ukraina po rrezikonte me avancimin në territorin rus, por se i takon Kievit se si ta zhvillonte fushatën e saj ushtarake.

“Presidenti (Ukrainas) (Volodymyr) Zelensky e ka bërë të qartë se operacioni synon të krijojë një zonë tampon për të parandaluar sulmet e mëtejshme ruse nga përtej kufirit,” tha ai.

“Si të gjitha operacionet ushtarake, kjo vjen me rreziqe. Por është vendimi i Ukrainës se si të mbrohet”.

Kievi filloi një inkursion të madh ndërkufitar në rajonin e Kurskut më 6 gusht, ndërsa trupat e Moskës vazhdojnë të bëjnë presion drejt qendrës strategjike të Pokrovsk në Ukrainën lindore.

Inkursioni u diskutua gjithashtu në një takim të Këshillit NATO-Ukrainë të mërkurën që u kërkua nga Kievi në mes të valës më të madhe të sulmeve ajrore të Moskës ndaj fqinjit të saj.

Këshilli, që grupon anëtarët e aleancës ushtarake perëndimore dhe Ukrainës, u krijua vitin e kaluar për të mundësuar një koordinim më të ngushtë midis aleancës dhe Kievit.

The post Inkursioni i Ukrainës në rajonin e Kurskut të Rusisë është legjitim, thotë Stoltenberg appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here