Rruga që kemi ndjekur deri tani është një dështim i plotë. Situata e sigurisë publike në Kosovë po degradon dita-ditës, duke krijuar një kaos të paprecedent. Mbrëmë ishim dëshmitarë të një mini-beteje në të cilën pesë veta u plagosën dhe njëri humbi jetën. Çdo ditë jemi dëshmitarë të dhunës së papërmbajtur në rrugë, ku therjet me thika dhe sulmet e armatosura janë bërë të zakonshme.








