von-der-leyen:-aeroporti-nderkombetar-i-tiranes-me-rritjen-me-te-shpejte-ne-evrope

Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, në Samitin e Bled në Slloveni, ka vlerësuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë.

“Saktësisht një vit më parë ne prezantuam planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para. Le të ndalemi për një moment dhe të kremtojmë këto arritje, të cilat ju udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të jeni shumë krenarë”, ka thënë Von der Leyen.

“Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë. Kompanitë evropiane po vendosen në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë me një hap të shpejtë. Kosova, reformat ekonomike të saj, janë lëvduar nga FMN-ja dhe po sjellin përfitime ekonomike. Investimet dhe infrastruktura në Maqedoninë e Veriut janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit, kreditimit”.

The post Von der Leyen: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me rritjen më të shpejtë në Evropë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here