Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, sor në Podujevë. Selmanaj ka shkruar në Facebook se tani që është koha e zgjedhjeve, i duhet Kurtit të vjedh pak lavdi nga Rugova. Sipas tij, Kurti dhe politika e tij nuk kanë asgjë të përbashkët me Rugovën.








