perfundon-pa-gola-pjesa-e-pare:-ukraine-0-0-shqiperi

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë mes Ukrainës dhe Shqipërisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 të Nations League.

“Epet Arena” në Pragë po pret takimin mes Ukrainës dhe Shqipërisë, një duel i zhvendosur në Çeki për shkak të luftës në vendin evropiano-lindor.

Në 45 minutat e para, ukrainasit qarkulluan më shumë topin, por rastet më të mira për shënim i patën kuqezinjtë.

Shqipëria pati 10 prekje të topit në zonën kundërshtare, kundrejt dy të ukrainasve.

Roman Yaremchuk i Ukrainës pati mundësinë më të mirë për vendasit, në minutat e fundit të pjesës së parë, por Thomas Strakosha bëri një pritje të shkëlqyer.

Skuadrat filluan takimin me formacionet:

Ukraina 1-3-1-4-1-1: Turbin; Kabaiev, Matviyenko, Zabarnyi; Brazhko; Konoplia, Sudakov, Shaparenko, Mykolenko; Tsygankov; Yaremchuk.

Shqipëria 1-4-2-3-1: Strakosha; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Laçi; Manaj.

Kujtojmë se Shqipëria është pa sulmuesin Armando Broja, kapitenin me 61 ndeshje Berat Gjimshiti dhe portieri rezervë Elhan Kastrati për shkak të dëmtimeve.

Statistikat e pjesës së parë: Ukrainë – Shqipëri

The post Përfundon pa gola pjesa e parë: Ukrainë 0-0 Shqipëri appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here