Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka quajtur aset kombëtar futbollistin kosovar, Edon Zhegrova, pas përjashtimit nga grumbullimi për ndeshjet e shtatorit për shkak të shkeljes së rregullores. “E kam parë nga afër përkushtimin e tij. Ai edhe në qëndrimet e shkurta në Kosovë tregon disiplinë. Në çdo drekë e darkë që kemi pasur bashkë, ai kujdesej për secilin ushqim.








