Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të hënën, ka vlerësuar lartë paraqitjen e futbollistëve kosovarë, pas një fitoreje të pastër dhe bindëse kundër Qipros. Ai ka thënë se ky rezultat është njëfarë “ngushëllimi” për çdo gol të pranuar nga Rumania në ndeshjen e kaluar.
“Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan. Lojtarët tanë shkëlqyen sonte!”, ka shkruar kreu i ekzekutivit pas ndeshjes Kosovë-Qipro në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës shënoi fitoren e parë në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve, duke shkatërruar Qipron në Larnaca, dy ditë pas humbjes turpëruese nga Rumania në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
E ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve, ajo do ta zhvillojë në udhëtim ndaj Lituanisë. Ndryshe, kjo fitore i jep Kosovës një shtyrje të rëndësishme dhe ngre moralin e ekipit për ndeshjet e ardhshme, pas problemeve brenda kampit “dardan” kohën e fundit.
The post Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan appeared first on Albanian Post.








