Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka pasur performance fantastike në ndeshjen e fundit me Qipron. “Pirati” ka realizuar dy gola ndaj qipriotëve. Me këto dy realizime ai ka arritur në shifrën e 10 golave në histori të Uefa Nations League. Futbollisiti nga Kosova ka tejkaluar edhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit Cristiano Ronaldo, i cili ka nëntë sosh në këtë kompeticion.








