nje-mjet-i-pashperthyer-gjendet-ne-nje-veture-ne-leposaviq

Të martën një mjet i pashpërthyer është gjetur në një veturë në Komunën e Leposaviqit.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ndërsa ka potencuar se mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt.

Elshani ndër të tjera ka potencuar se rasti është duke u hetuar dhe se në konsultim me Prokurorin rasti po cilësohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Sot rreth orës 11.00, policia ka pranuar informacion se nën një veturë në qytetin e Leposaviqit gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjur njësitet relevante policore, duke përfshirë edhe Njësinë K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFOR-i amerikan”, ka thënë Elshani.

Ndërkaq nuk ka ende asnjë informacion se kujt i përket vetura në fjalë.

The post Një mjet i pashpërthyer gjendet në një veturë në Leposaviq appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here