U ka ndodhur të gjithëve. Herën e parë që kemi dëgjuar zërin tonë të regjistruar, nuk na ka pëlqyer. Dhe për këtë ka një shpjegim, madje shkencor. Arsyeja pse nuk e njohim zërin kur e dëgjojmë ka të bëjë me funksionet e veshit, në sipërfaqe, në mes dhe në brendësi të tij. Pjesa e mesme është ajo që forcon dhe mbart zërin në pjesën e brendshme, e cila e përkthen atë në sinjale në tru.








