Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se personat që konsumojnë rregullisht një sasi të vogël të arrave, kanë gjasat e ulëta që të kenë rrahje të çrregulluara të zemrës. Studimi ka treguar se konsumimi i arrave të paktën tre herë në javë lidhet me uljen e rrezikut për fibrilim atrial për 18%. Kjo gjendje e rrahjeve të çrregulluara të zemrës është një nga shkaktarët e arrestit kardiak.








