Opozita mbajti një tjetër protestë e cila sipas paralajmërimeve, do të ishte e mbushur me sekrete dhe surpriza. Por marshimi nuk ofroi asgjë të re veç zgjerimit të listës së godinave të goditura me molotov. Kjo ishte surpriza? Në teorinë klasike të rezistencës civile, (rasti Gandi), rezistenca është paqësore. Synimi kryesor është të sfidohet kundërshtari duke mos iu bindur, edhe kur kërkesat e tij…








