Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, kanë parandaluar kontrabandimin e një sasie të mallrave në vlerë mbi dhjetë mijë euro, raporton Ekonomia Online. Sipas organeve të rendit, në furgonin e ndaluar në rrugën Stanqiq-Gjilan, janë gjetur mallra si, dylbi teleskopi, bateri, pompa uji e tjera. “Policia e Kosovës gjegjësisht njësia e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës…