Një valë e nxehtë rekord, që ka shkaktuar tashmë zjarre të mëdha në shtetet perëndimore të SHBA-ve, pritet të vazhdojë javën e ardhshme.
Rreth 130 milionë njerëz ishin nën një formë paralajmërimi ose këshillimi të nxehtësisë të shtunën. Gati 57 milionë njerëz mbeten nën alarmin e nxehtësisë, pasi të paktën një fëmijë ka vdekur tashmë në rrethana të lidhura me nxehtësinë në Arizona.
Meteorologët paralajmërojnë se netët e ngrohta do t’i bëjnë njerëzit të vuajnë nga stresi i nxehtësisë. Temperaturat mund të arrijnë në 53 gradë Celsius në Luginën e Vdekjes të hënën.
Ndërsa është e vështirë të lidhësh valët individuale të të nxehtit me ndryshimet klimatike, shkencëtarët thonë se ato po bëhen më të zakonshme dhe më intensive për shkak të tij.
The post Perëndimi i SHBA-ve piqet në valën e të nxehtit appeared first on Albanian Post.