Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, është arrestuar.
Kështu ka arritur të mësojë Albanian Post, teksa vendimi është marrë nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
Masa sigurie janë lëshuar edhe për tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe një ish-oficere e Policisë Gjyqësore dhe një avokat.
Arsyet e ndalimit të Zarkës ende nuk janë bërë me dije, teksa një komunikatë pritet nga SPAK lidhur me çështjen.
Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vetting-ut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.
The post Arrestohet kreu i Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka appeared first on Albanian Post.