Borussia Dortmund thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar Yan Couto nga Manchester City.
Fabrizio Romano raporton se Dortmund-i do të nënshkruajë me mbrojtësin e djathtë brazilian Couto nga Man City.
Sipas gazetarit italian të merkatos, verdhezinjtë kanë arritur një marrëveshje verbale me Manchester City-n.
Klubi nga Bundesliga po paguan 25 milionë euro, përfshirë shtesat për të nënshkruar me Couto-n, i cili është gati të nënshkruajë një marrëveshje afatgjatë.
Couto, i cili e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Girona, pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në fund të kësaj jave.
Sipas “Sky Germany”, i cili gjithashtu raporton se një marrëveshje është afër, Couto pritet të bëjë kalimin në huazim me detyrimin për ta blerë.
The post Dortmund-i arrin marrëveshjen për të nënshkruar me Couto nga Man City appeared first on Albanian Post.