izraeli-mbyll-serish-televizionin-libanez-al-mayadeen

Qeveria izraelite ka miratuar propozimin për të bllokuar sërish transmetimet e stacionit televiziv libanez Al Mayadeen, të lidhur me Hezbollahun, dhe faqet e tij të internetit dhe për të sekuestruar të gjitha pasuritë e tij.

Ashtu siç kishte bërë tashmë më 5 maj duke mbyllur transmetimet e transmetuesit arab al Jazeera.

Al Mayadeen ishte mbyllur tashmë nëntorin e kaluar sipas ligjit të urgjencës që lejon ndërprerjen e mediave të huaja për shkak të një kërcënimi të mundshëm ndaj sigurisë kombëtare, por masa skadoi në janar.

Ministri izraelit i Komunikimeve Shlomo Karhi nënshkroi urdhrin për konfiskimin e të gjithë materialit të kanalit dhe bllokimin e aksesit në faqet e tij në internet, sipas gazetës izraelite “The Times of Israel”.

Këtë herë televizioni u mbyll pasi “rreth dy javë më parë, përfaqësuesit e terroristëve të paraqitur si gazetarë u rishfaqën”, tha një zëdhënës i Karhi, duke iu referuar pranisë së anëtarëve të Hezbollahut në Majdal Shams.

The post Izraeli mbyll sërish televizionin libanez Al Mayadeen appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here