Xherdan Shaqiri është bërë me skuadër të re. Futbollisti nga Zhegra është rikthyer në Zvicër, ku ka nënshkruar me ish-klubin e tij, Baselin. Në verën e vitit 2012, Xherdan Shaqiri la FC Basel-in për të kaluar te Bayern München. Aty fitoi Ligën e Kampionëve dhe më pas u transferua në Inter. Përmes Stoke City-t, “Shaq” arriti te Liverpool-i, ku fitoi edhe një herë tjetër Ligën e Kampionëve.