Barcelona do të bëhet me stadium modern në fund të këtij viti. Gjiganti katalunas është duke e rinovuar stadiumin ikonik “Camp Nou”, 60 për qind e kapacitetit të së cilit pritet të jetë i gatshëm pas disa muajsh. E në vitin 2025 është paraparë të përfundojë krejt projekti, njoftojnë mediat spanjolle. Gjiganti katalunas e ka prezantuar një fotografi përmes së cilës tregon se si do të duket stadiumi.