{"id":1652,"date":"2024-04-20T07:40:10","date_gmt":"2024-04-20T07:40:10","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/04\/20\/mete-ekonomia-e-shqiperise-e-qendrueshme-por-e-ndikuar-nga-rrethanat-financiare-globale\/"},"modified":"2024-04-20T07:40:10","modified_gmt":"2024-04-20T07:40:10","slug":"mete-ekonomia-e-shqiperise-e-qendrueshme-por-e-ndikuar-nga-rrethanat-financiare-globale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/04\/20\/mete-ekonomia-e-shqiperise-e-qendrueshme-por-e-ndikuar-nga-rrethanat-financiare-globale\/","title":{"rendered":"Mete: Ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb e q\u00ebndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Financave i Shqip\u00ebris\u00eb, Ervin Mete thot\u00eb se r\u00ebnia e konsumit n\u00eb Shqip\u00ebri, ka ardhur si pasoj\u00eb e politikave monetare shtr\u00ebnguese, \u201cjo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe vende t\u00eb tjera\u201d dhe rritjes s\u00eb interesave q\u00eb ndikojn\u00eb tek nivel i konsumit.<\/p>\n<p>Mete, i tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se moderimi i rritjes ekonomike n\u00eb 3.44 p\u00ebr vitin, \u00ebsht\u00eb e lidhur me rrethanat m\u00eb t\u00eb gjera t\u00eb ekonomis\u00eb globale dhe theksoi se ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si nga m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshmet n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ministri, i cili ndodhet n\u00eb Washington p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimet e pranver\u00ebs s\u00eb FMN-s\u00eb dhe Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, tha se do t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb me Bank\u00ebn nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb frenuar ndotjen e deteve apo p\u00ebrgjat\u00eb lumenjve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>Intervista e plot\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zoti Mete, fillimisht, cili \u00ebsht\u00eb fokusi lidhur me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebto takime t\u00eb pranver\u00ebs q\u00eb ju po mbani n\u00eb Uashington?<\/p>\n<p><strong>Ervin Mete:\u00a0<\/strong>Si\u00e7 e dini, takimet e pranver\u00ebs dhe takimet vjetore t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe FMN-s\u00eb jan\u00eb takime t\u00eb p\u00ebrvitshme dhe p\u00ebr vet\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb Banka Bot\u00ebrore dhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar si partner\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm zhvillimi dhe q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebshoq\u00ebrues t\u00eb reformave n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite. Ne n\u00eb k\u00ebto takime kemi mund\u00ebsi t\u00eb shk\u00ebmbejm\u00eb q\u00ebndrime mbi zhvillimet e tashme dhe t\u00eb ardhme dhe mbi projektet q\u00eb do t\u00eb angazhohemi me nivelet ekzekutive t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe FMN-s\u00eb dhe t\u00eb mund t\u00eb fokusohemi qoft\u00eb n\u00eb projekte q\u00eb i p\u00ebrgjigjen zhvillimeve t\u00eb momentit, qoft\u00eb n\u00eb reforma q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne.<\/p>\n<div class=\"ads_desktop\">\n<div data-google-query-id=\"CICa14mKz4UDFQtXkQUdkWkBzw\">\n<div>Ndaj me ju, p\u00ebr shembull, q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, ne do t\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb me Z\u00ebvend\u00ebspresidenten e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, zonj\u00ebn Basano, nj\u00eb projekt q\u00eb titullohet \u201cCare for Blue Seas\u201d (Kujdesi p\u00ebr Detrat), q\u00eb praktikisht parashikon nj\u00eb nd\u00ebrhyrje p\u00ebr menaxhimin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura q\u00eb mund t\u00eb derdhen n\u00eb brigjet e detit apo p\u00ebrgjat\u00eb lumenjve t\u00eb Vjos\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mir\u00eb menaxhohet edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb turizmi t\u00eb shtuar q\u00eb ne kemi, t\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrgjigjemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme k\u00ebtyre zhvillimeve. Ashtu si\u00e7 kemi pasur diskutime t\u00eb thelluara prej nj\u00eb kohe tashm\u00eb, por q\u00eb vazhdojn\u00eb edhe k\u00ebto lidhur me nj\u00eb nd\u00ebrhyrje reformuese t\u00eb shtyllave t\u00eb mbrojtjes sociale me fokus adresimin e nevojave tashm\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb prezente t\u00eb mbrojtjes s\u00eb kapitalit njer\u00ebzor, duke patur parasysh edhe zhvillimet demografike n\u00eb vend, ku p\u00ebr ne, ve\u00e7an\u00ebrisht ekspertiza e Bank\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb ne t\u00eb kemi nd\u00ebrhyrje sa m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Mete, INSTAT vler\u00ebsoi se rritja ekonomike p\u00ebr vitin 2023 \u00e7mohet 3.44 p\u00ebr qind n\u00eb r\u00ebnie krahasuar me vitin pararend\u00ebs. Edhe p\u00ebr vitet e ardhshme parashikimet jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat nivele. A jan\u00eb k\u00ebto shifra t\u00eb mjaftueshme?<\/p>\n<p><strong>Ervin Mete:<\/strong>\u00a0Ne edhe n\u00eb vler\u00ebsimet e Fondit Monetar dhe Bank\u00ebs Bot\u00ebrore kemi qen\u00eb dhe kemi rezultuar si nj\u00eb nga ekonomit\u00eb m\u00eb rezistente n\u00eb rajon pasur parasysh p\u00ebrballjen me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krizash t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, q\u00eb nga t\u00ebrmeti i vitit 2019, pandemia dhe pastaj lufta Rusi-Ukrain\u00eb q\u00eb solli edhe efektet e inflacionit. Vler\u00ebsohemi q\u00eb kemi pasur n\u00eb kumulative, pra n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rajon si vend. Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm kemi arritur t\u2019i tejkalojm\u00eb efektet e k\u00ebtyre krizave, por tashm\u00eb jemi jo vet\u00ebm rikthyer n\u00eb parametrat makroekonomik t\u00eb para periudh\u00ebs s\u00eb kriz\u00ebs, por edhe i kemi tejkaluar k\u00ebto parametra. Theksoj k\u00ebtu, p\u00ebr shembull, q\u00eb viti 2023 u mbyll me nj\u00eb nivel n\u00ebn 60 p\u00ebr qind t\u00eb borxhit publik, pra 59.2 p\u00ebr qind n\u00eb vler\u00ebsimet tona, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe nga vler\u00ebsues nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, agjencit\u00eb e vler\u00ebsimit si Standard and Poors, ne p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb kur b\u00ebhen vler\u00ebsimet ekonomike kemi marr\u00eb nj\u00eb \u201cupgrade\u201d nga nivel B n\u00eb nivelin dy B.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Po por konkretisht \u00e7far\u00eb ia atribuoni k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie?<\/p>\n<p><strong>Ervin Mete:\u00a0<\/strong>Nuk \u00ebsht\u00eb r\u00ebnie. \u00cbsht\u00eb moderim i rritjes ekonomike. Rritja ekonomike vler\u00ebsohet vit p\u00ebr vit duke marr parasysh edhe baz\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar. Pra p\u00ebr shembull, n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb 2020 pati nj\u00eb ngadal\u00ebsim p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, n\u00eb vitin 2021 rritja ishte 8.4 p\u00ebr qind, nj\u00eb nga rritjet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon dhe duhet par\u00eb, prandaj thash\u00eb, n\u00eb kontekst edhe t\u00eb baz\u00ebs edhe t\u00eb zhvillimeve. E diskutuam edhe me FMN-n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. K\u00ebto jan\u00eb vler\u00ebsime q\u00eb b\u00ebhen koh\u00eb pas kohe. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim i par\u00eb, pastaj b\u00ebhet p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb vler\u00ebsim tjet\u00ebr bazuar mbi t\u00eb dh\u00ebna jo vet\u00ebm administrative, por ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne, krahasimisht me rajonin dhe krahasimisht me vendet e BE-s\u00eb, partneret tona tregtare, konsiderohemi se kemi nj\u00eb rritje solide. \u00c7far\u00eb do me th\u00ebn\u00eb kjo? N\u00ebse rritja jon\u00eb ishte 3.4 p\u00ebr qind vitin e kaluar, rritja n\u00eb Eurozone, q\u00eb \u00ebsht\u00eb partneri kryesor tregtar dhe q\u00eb ne kemi shk\u00ebmbimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme tregtare, ishte vet\u00ebm 0.4 p\u00ebr qind. Pra, do duhet t\u00eb kemi parasysh q\u00eb jemi nj\u00eb ekonomi e vog\u00ebl, shum\u00eb e nd\u00ebrlidhur dhe n\u00eb momentin q\u00eb ne arrijm\u00eb krahasimisht me partner\u00ebt tan\u00eb dhe me rajonin, t\u00eb kemi nj\u00eb rritje konsideruesh\u00ebm m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb terma krahasimore, konsiderohemi q\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb rritjes ekonomike dhe ka nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe pozitiv.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Kalojm\u00eb tek disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera, po nga INSTAT-i q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se konsumi final i popullat\u00ebs n\u00eb 2-3 mujor\u00ebt e fundit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ka ardhur n\u00eb r\u00ebnie. Si e shpjegoni di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb duke patur parasysh se keni deklaruar se turizmi ka sjell\u00eb afro 4 miliard\u00eb euro n\u00eb ekonomi?<\/p>\n<p><strong>Ervin Mete:<\/strong>\u00a0S\u00eb pari, krahasimet duhen b\u00ebr\u00eb n\u00eb periudha pak m\u00eb t\u00eb gjera dhe duhet par\u00eb n\u00eb kuadrin e t\u00eb politikave t\u00eb tjera q\u00eb nd\u00ebrmerren. Pra ne ndodhemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb politikave monetare shtr\u00ebnguese, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe vende t\u00eb tjera, bankat qendrore kan\u00eb shtr\u00ebnguar politik\u00ebn monetare, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kan\u00eb rritur interesat dhe nj\u00eb nga efektet e rritjes t\u00eb interesave \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht moderimi i konsumit, sepse moderimi i konsumit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mekanizmat p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll inflacionin dhe shtr\u00ebngimi i politikave monetare, t\u00eb cilat p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll inflacionin p\u00ebrkthehen edhe n\u00eb moderim t\u00eb konsumit, praktikisht tek ne kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb tashm\u00eb efekt. Sepse ne n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti kemi nj\u00eb nivel t\u00eb reduktuar t\u00eb inflacionit, duke zbritur n\u00ebn targetin e vendosur nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, madje m\u00eb her\u00ebt se sa ishin parashikimet.<\/p>\n<p>Sepse gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, p\u00ebr shum\u00eb vende, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Amerik\u00ebn, pas luft\u00ebs Rusi-Ukrain\u00eb inflacioni ka qen\u00eb sfid\u00eb kryesore, tashm\u00eb ne ndodhemi n\u00eb objektiv dhe vler\u00ebsojm\u00eb q\u00eb edhe nga diskutimet q\u00eb kemi patur me Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e delegacionit n\u00eb FMN dhe Bank\u00ebn Bot\u00ebrore, q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr hapa t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm sa i p\u00ebrket shtr\u00ebngimit t\u00eb politik\u00ebs monetare, madje n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt mundet q\u00eb politika t\u00eb l\u00ebviz n\u00eb kahun tjet\u00ebr. Pra p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb konkret\u00eb te pyetja juaj, moderimi i konsumit \u00ebsht\u00eb efekt edhe i k\u00ebtyre politikave dhe n\u00eb momentin q\u00eb inflacioni vjen n\u00ebn kontroll, pritshm\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb konsumi do t\u00eb zgjerohet p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Shkurtimisht, nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet \u00ebsht\u00eb edhe tek bujq\u00ebsia duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt kryesor\u00eb. \u00c7far\u00eb po b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/p>\n<p><strong>Ervin Mete:<\/strong>\u00a0Bujq\u00ebsia ka pasur zhvillim gjat\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vitesh. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb, k\u00ebrkon nj\u00eb qasje t\u00eb vazhdueshme reformuese sa i p\u00ebrket jo vet\u00ebm nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shtetit n\u00eb at\u00eb sektor, pra subvencionimit, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor q\u00eb merr subvencionime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe ne do ta vazhdojm\u00eb subvencionimin edhe gjat\u00eb rishikimit t\u00eb buxhetit n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtij viti, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor q\u00eb duhet par\u00eb edhe n\u00eb reformimin apo ristrukturimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes duke agreguar operator\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor dhe duke patur parasysh q\u00eb duhet t\u00eb shk\u00ebputemi nga bujq\u00ebsia manuale, por t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb format t\u00eb mekanizuar q\u00eb dhe mund t\u2019i p\u00ebrgjigjet presioneve konkurruese t\u00eb rajonit apo t\u00eb BE-s\u00eb ku ne po shkojm\u00eb dhe me t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrballet ky sektor.<\/p>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/mete-ekonomia-e-shqiperise-e-qendrueshme-por-e-ndikuar-nga-rrethanat-financiare-globale\/\">Mete: Ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb e q\u00ebndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Financave i Shqip\u00ebris\u00eb, Ervin Mete thot\u00eb se r\u00ebnia e konsumit n\u00eb Shqip\u00ebri, ka ardhur si pasoj\u00eb e politikave monetare shtr\u00ebnguese, \u201cjo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe vende t\u00eb tjera\u201d dhe rritjes s\u00eb interesave q\u00eb ndikojn\u00eb tek nivel i konsumit. Mete, i tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1653,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1652","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1652\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1653"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}