{"id":1698,"date":"2024-04-21T08:55:06","date_gmt":"2024-04-21T08:55:06","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/04\/21\/ska-me-ngerc-te-marten-rinis-punen-komisioni-i-shendetesise\/"},"modified":"2024-04-21T08:55:06","modified_gmt":"2024-04-21T08:55:06","slug":"ska-me-ngerc-te-marten-rinis-punen-komisioni-i-shendetesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/04\/21\/ska-me-ngerc-te-marten-rinis-punen-komisioni-i-shendetesise\/","title":{"rendered":"S\u2019ka m\u00eb ng\u00ebr\u00e7, t\u00eb mart\u00ebn rinis pun\u00ebn Komisioni i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pas 4 mbledhjesh t\u00eb d\u00ebshtuara, opozita dhe mazhoranca pritet t\u2019i drejtohen s\u00ebrish t\u00eb mart\u00ebn tryez\u00ebs s\u00eb Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb me tentativ\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur dakord\u00ebsin\u00eb p\u00ebr planin paraprak t\u00eb hetimit e k\u00ebrkesat e dakord\u00ebsuara p\u00ebr informacion.<\/p>\n<p>Zhbllokimi i pun\u00ebs n\u00eb Komisionin Hetimor p\u00ebr koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi vjen pasi opozita k\u00ebrkoi nd\u00ebrhyrjen e Lindita Nikoll\u00ebs dhe pas nj\u00eb takimi q\u00eb kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi pati me kryeparlamentaren.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim u informua se nuk ka nj\u00eb vendim politik t\u00eb PS p\u00ebr t\u00eb bojkotuar pun\u00ebn e komisioneve hetimore, por se pal\u00ebt duhet t\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt brenda komisionit.<\/p>\n<p>Partia Socialiste refuzonte t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb Komision prej 4 mbledhjesh, me argumentin se kryetarja Albana Vokshi e kishte kthyer n\u00eb nj\u00eb proces partiak hetimi dhe se merrte vendime p\u00ebr t\u00eb thirru mbledhjen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p>Komisioni Hetimor i Koncesioneve n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi ka hartuar deri m\u00eb tani vet\u00ebm list\u00ebn e d\u00ebshmitar\u00ebve, ku do t\u00eb thirret si d\u00ebshmitar kryeministri Edi Rama ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Albana Ko\u00e7iu e t\u00eb tjer\u00eb funksionar\u00eb apo ish funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga hetimi i hemodializ\u00ebs dhe laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<h5><strong>Cilat jan\u00eb pikat q\u00eb pretendon PS?<\/strong><\/h5>\n<p>-Konstatojm\u00eb me keqardhje, se edhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj shkrese, ashtu si edhe ne seancat e mbledhjes s\u00eb komisionit, po tentoni t\u00eb injektoni frym\u00ebn e imponimit, paragjykimit dhe nxitimit p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb proces partiak politik e jo nj\u00eb \u201cproces t\u00eb rregullt ligjor\u201d, bazuar mbi vlera e parime kushtetuese.<\/p>\n<p>-N\u00ebp\u00ebrmjet shkres\u00ebs Tuaj kuptojm\u00eb, q\u00eb nuk po ecni n\u00eb shtratin ligjor t\u00eb funksionimit t\u00eb nj\u00eb organi kolegjial dhe posa\u00e7\u00ebrisht Komisionit Hetimor i cili ka nj\u00eb rregullim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>-Referuar nenit 13 t\u00eb ligjit 8891, dat\u00eb 02.05.2002 \u201cP\u00ebr Organizmin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore t\u00eb Kuvendit\u201d mbledhja e nj\u00eb komisioni hetimor q\u00eb t\u00eb konsiderohet e vlefshme k\u00ebrkohet prezenca e 50+1 e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb Kryetarja e komisionit, p\u00ebrpara se t\u00eb th\u00ebrras nj\u00eb mbledhje duhet t\u00eb sigurohet p\u00ebr prezenc\u00ebn e kourumit t\u00eb k\u00ebrkuar, p\u00ebr vlefshm\u00ebrin\u00eb e mbledhje. E p\u00ebr ta siguruar k\u00ebt\u00eb kourum, duhet t\u00eb komunikoj\u00eb me \u201cshumic\u00ebn e komisionit\u201d p\u00ebr t\u00eb kordinuar dat\u00ebn, or\u00ebn, vendin dhe rendin e dit\u00ebs s\u00eb mbledhjes pasardh\u00ebse. Sigurisht q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk realizohet me njoftime t\u00eb nj\u00ebanshme, q\u00eb nuk kan\u00eb objektiv mir\u00ebfunksionimin dhe eficenc\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb komisionit, por realizimin e shfaqjes mediatike t\u00eb radh\u00ebs, n\u00eb funksion t\u00eb agjendave partiake dhe jo atyre institucionale e kushtetuese.<\/p>\n<p>-Referuar shkres\u00ebs Nr.1231 prot. dat\u00eb 03.04.2024 t\u00eb n\u00ebnshkruar nga 1\/3 e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij Komisioni, pretendohet se an\u00ebtar\u00ebt e maxhoranc\u00ebs kan\u00eb refuzuar t\u00eb diskutonin pik\u00ebn 4 t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs q\u00eb lidhej me \u201ck\u00ebrkesat p\u00ebr informacion\u201d.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb ngat\u00ebrroni edhe pikat e rendit t\u00eb dit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb tregues tjet\u00ebr i seriozitetit insitucional me t\u00eb cilin trajtoni pun\u00ebn e komisionit. Pika 4 e rendit te dit\u00ebs ishte \u201ccaktimi i mbledhjes pasardh\u00ebse\u201d, q\u00eb Kryetarja e komisionit refuzoi ta merrte n\u00eb shqyrtim, p\u00ebr t\u00eb dakort\u00ebsuar me an\u00ebtar\u00ebt prezent mbledhjen e ardhshme.<\/p>\n<p>-Pika 3 e rendit t\u00eb dit\u00ebs, nuk u miratua nga ana e komisionit, pasi neni 15 i ligjit Nr.8891 dat\u00eb 02.05.2002 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore t\u00eb Kuvendit\u201d p\u00ebrcakton qartazi procedur\u00ebn q\u00eb duhet ndjekur p\u00ebr zhvillimin e veprimtaris\u00eb normale t\u00eb Komisioneve Hetimore parlamentare, n\u00ebn frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs dhe ligjit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Komisioni mbledh t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00ebp\u00ebrmjet ekspert\u00ebve ligjor\u00eb t\u00eb zgjedhur dhe vet\u00ebm ekspert\u00ebt ligjor\u00eb kan\u00eb tagrin t\u2019ia raportojn\u00eb gjetjet e tyre Komisionit si dhe propozojn\u00eb planin e hetimeve.<\/p>\n<p>-Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si\u00e7 rezulton nga shkresa Juaj keni k\u00ebrkuar p\u00ebr diskutim t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Komisioni ka marr\u00eb vendim.<\/p>\n<p>-Deri n\u00eb hartimin e k\u00ebtij plani hetimor, Komisioni nuk ka arsye t\u00eb mblidhet apo t\u00eb vijoj\u00eb me shqyrtimin e pikave t\u00eb tjera n\u00eb rend dite.<\/p>\n<p>-Komisioni me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm miraton planin e hetimeve sipas propozimeve t\u00eb ekspert\u00ebve deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e tyre. Plani i hetimeve p\u00ebrmban gjith\u00eb hapat procedural\u00eb, veprimet hetimore q\u00eb do t\u00eb ndiqen nga komisioni p\u00ebr hetimin e \u00e7\u00ebshtjes, si dhe rrethin e personave q\u00eb do t\u00eb thirren. Pra vet\u00ebm pas miratimit t\u00eb planit t\u00eb hetimit t\u00eb propozuar nga ekspert\u00ebt, Komisioni deklaron fillimin e hetimeve dhe nuk mundet q\u00eb kryetari i Komisionit Hetimor t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb gatsh\u00ebm hetimi pa u shprehur ekspert\u00ebt, sipas procedur\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton ligji specifik.<\/p>\n<p>-N\u00eb shkres\u00ebn e sip\u00ebrcituar, 1\/3 e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit Hetimor t\u00eb Kuvendit p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Publik t\u00eb Sterilizimit dhe Sh\u00ebrbimin Publik t\u00eb Check-up n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi, ka p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme mbledhjen e radh\u00ebs s\u00eb komisionit p\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 05.04.2024 si dhe rendin e dit\u00ebs, bazuar n\u00eb nenin 32.2 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, q\u00eb referon tek mbledhjet e komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme parlamentare, jo tek komisionet hetimore parlamentare.<\/p>\n<p>-Bazuar n\u00eb gjith\u00eb argumentimet e m\u00ebsip\u00ebrme, lind nevoja q\u00eb jo vet\u00ebm datat e mbledhjeve t\u00eb radh\u00ebs, por edhe oraret e zhvillimit t\u00eb tyre, vendi i zhvillimit dhe rendi i dit\u00ebs, t\u00eb vendosen me mir\u00ebkuptim mes pal\u00ebve , p\u00ebr t\u00eb patur mbledhje t\u00eb vlefshme t\u00eb komisionit hetimor.<\/p>\n<p>-Nj\u00ebkoh\u00ebsisht Ju b\u00ebjm\u00eb me dije, q\u00eb ekspert\u00ebt e propozuar nga ana jon\u00eb dhe t\u00eb miratuar nga Komisioni, kan\u00eb filluar nga puna dhe po hartojn\u00eb nj\u00eb plan hetimi, q\u00eb do i n\u00ebnshtrohet m\u00eb pas vendimmarrjes n\u00eb komision. Do ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me frym\u00ebn e ligjit q\u00eb ekspert\u00ebt e t\u00eb dy pal\u00ebve t\u00eb koordinonin me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb plan hetimi konsensual. N\u00eb momentin q\u00eb ekspert\u00ebt kan\u00eb realizuar planin e hetimit ne do k\u00ebrkojm\u00eb mbledhjen e Komisionit p\u00ebr t\u00eb miratuar k\u00ebt\u00eb plan, si hapi procedurial i radh\u00ebs i parashikuar nga ligji 8891.<\/p>\n<p>-Duam t\u2019Ju informojm\u00eb gjithashtu se nga ana e kryetares s\u00eb Komisionit, n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb detyrimeve t\u00eb saj, nuk \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb sekretarin\u00eb e komisionit, asnj\u00eb dokument i relatuar dhe diskutuar n\u00eb mbledhjet e Komisionit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe deklaratat e konfliktit t\u00eb interesit, q\u00eb me aq pasion u val\u00ebviten publikisht n\u00eb mbledhjen e fundit. Dokumentacioni i cili relatohet dhe diskutohet n\u00eb mbledhjet e komisionit, duhet depozituar n\u00eb sekretarin\u00eb e tij, p\u00ebr tu njohur nga ana e ekspert\u00ebve tan\u00eb dhe konsideruar si i administruar zyrtarisht nga Komisioni, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ai dokumentacion konsiderohet i pavlefsh\u00ebm p\u00ebr efekt t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>-S\u00eb fundi k\u00ebrkojm\u00eb v\u00ebmendjen Tuaj n\u00eb ndalimin e praktik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb logos dhe protokollit t\u00eb Komisionit, sa koh\u00eb shkresa nuk \u00ebsht\u00eb si pasoj\u00eb e vendimmarrjes s\u00eb Tij.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm shkresat e miratuara me vendim n\u00eb mbledhje komisioni dalin me logon dhe protokollin e Komisionit. Komisioni Hetimor nuk \u00ebsht\u00eb as 1\/3, as 1\/2 dhe as 2\/3 e tij, por vendimmarrja kolegjiale e vlefshme e tij.<\/p>\n<h5><strong>\u00c7far\u00eb pritet nga ky Komision?<\/strong><\/h5>\n<p>Kryetarja e Komisionit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Albana Vokshi, ka b\u00ebr\u00eb me dije se mes d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb do thirren lidhur me hetimin e dy koncesioneve do jet\u00eb edhe kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>Ajo tha se pyetja e d\u00ebshmitar\u00ebve do t\u00eb b\u00ebhet sipas planit t\u00eb veprimit t\u00eb komisionit dhe do t\u00eb zgjas\u00eb deri m\u00eb 10 qershor.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb pyetje p\u00ebrpos Ram\u00ebs do t\u00eb merren: Ilir Beqaj ish-minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ogerta Manastirliu ish-ministre e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Shk\u00eblqim Cani ish-minist\u00ebr i Financave, Anila Denaj, ish-ministre e Financave, Albana Ko\u00e7iu ish-drejtore e Departamentit t\u00eb Administrat\u00ebs Publik, Klodian Rjepaj ish-z\u00ebvend\u00ebsministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb si dhe administrator\u00ebt e dy koncesionar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar do t\u00eb thirren edhe Endri Tafani dhe Pano Soko, nga Nisma Thurje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e caktuar p\u00ebr: drejtuesit e qendrave spitalore universitare q\u00eb nga nisja e zbatimit t\u00eb dy komisioneve, kryetar\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e komisioneve p\u00ebr dh\u00ebnien e koncesioneve, an\u00ebtar\u00ebt e KPP, drejtuesit e Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik dhe Avokatura e Shtetit.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"PGJDcCgCYM\">\n<p><a href=\"https:\/\/albanianpost.com\/ps-bojkotoi-komisionin-e-shendetesise-vokshi-cdo-dite-qe-kalon-ngushton-kohen-e-hetimit-parlamentar\/\">PS bojkotoi Komisionin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Vokshi: \u00c7do dit\u00eb q\u00eb kalon ngushton koh\u00ebn e hetimit parlamentar<\/a><\/p>\n<\/blockquote>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/ska-me-ngerc-te-marten-rinis-punen-komisioni-i-shendetesise\/\">S\u2019ka m\u00eb ng\u00ebr\u00e7, t\u00eb mart\u00ebn rinis pun\u00ebn Komisioni i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas 4 mbledhjesh t\u00eb d\u00ebshtuara, opozita dhe mazhoranca pritet t\u2019i drejtohen s\u00ebrish t\u00eb mart\u00ebn tryez\u00ebs s\u00eb Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb me tentativ\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur dakord\u00ebsin\u00eb p\u00ebr planin paraprak t\u00eb hetimit e k\u00ebrkesat e dakord\u00ebsuara p\u00ebr informacion. Zhbllokimi i pun\u00ebs n\u00eb Komisionin Hetimor p\u00ebr koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi vjen pasi opozita k\u00ebrkoi nd\u00ebrhyrjen e Lindita [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1699,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1698","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1698","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1698"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1698\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1699"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}