{"id":3466,"date":"2024-05-28T05:44:20","date_gmt":"2024-05-28T05:44:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/05\/28\/rezoluta-antikorrupsion-kaloi-mes-debatesh-por-cfare-parashikon\/"},"modified":"2024-05-28T05:44:20","modified_gmt":"2024-05-28T05:44:20","slug":"rezoluta-antikorrupsion-kaloi-mes-debatesh-por-cfare-parashikon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/05\/28\/rezoluta-antikorrupsion-kaloi-mes-debatesh-por-cfare-parashikon\/","title":{"rendered":"Rezoluta antikorrupsion kaloi mes debatesh, por \u00e7far\u00eb parashikon?"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, vet\u00ebm me votat e shumic\u00ebs parlamentare, nj\u00eb rezolut\u00eb antikorrupsion, e cila ishte b\u00ebr\u00eb thirrje edhe m\u00eb par\u00eb nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, se duhet t\u00eb shihej me kujdes dhe t\u00eb kishte p\u00ebrpjekje p\u00ebr votim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb majt\u00ebt, pavar\u00ebsisht se e kaluan n\u00eb procedurat e debatit dhe diskutimit n\u00eb seanc\u00eb, nuk prit\u00ebn dakord\u00ebsim nga opozita. Kjo e fundit, n\u00eb kahun e saj, e pati lajm\u00ebruar se do ta abstenonte rezolut\u00ebn dhe nuk do ta votonte at\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm dy deputet\u00eb (Agron Shehaj dhe Dashnor Sula) q\u00ebndruan n\u00eb seanc\u00eb dhe vendos\u00ebn ta votonin kund\u00ebr at\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb vazhd\u00ebn e abstenimit, e lan\u00eb n\u00eb nj\u00eb retorik\u00eb parlamentare dhe diskursi politik gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen, duke akuzuar mazhoranc\u00ebs se po k\u00ebrkon t\u2019i vendos\u00eb frer\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me SPAK dhe t\u00eb bllokoj\u00eb proceset e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<div class=\"ads square\">\n<p>    <a href=\"https:\/\/track.adform.net\/C\/?bn=73199340;C=0\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><br \/>\n    <img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/track.adform.net\/adfserve\/?bn=73199340;srctype=4;ord=%5Btimestamp%5D\" border=\"0\" width=\"300\" height=\"250\" alt=\"reklama iqos\"><br \/>\n    <\/a><\/p><\/div>\n<p>Nj\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb, nga vet\u00eb mazhoranca, etiketohet si \u201cmarr\u00ebzi\u201d, n\u00eb termat e retorik\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Por, \u00e7far\u00eb p\u00ebrmban n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo rezolut\u00eb, e cila u kund\u00ebrshtua nga opozita?<\/p>\n<h5><strong>Rezoluta kund\u00ebr korrupsionit<\/strong><\/h5>\n<p>P\u00cbR THELLIMIN E REFORMAVE P\u00cbR MIR\u00cbQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb 2030 N\u00cb BASHKIMIN EVROPIAN<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb ligjit (neneve 1, 2, 3, 6, 7, 75.2, 77.1, 78 dhe 80 t\u00eb saj) si dhe t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (neneve 24, 36, 68, 98, 102, 105, 106.1 t\u00eb saj),<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb Rekomandimet e Raportit t\u00eb BE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2023, Raportin Screening t\u00eb Komisionit Evropian si dhe n\u00eb Deklaratat\/ Rezolutat e Samitit p\u00ebr demokraci t\u00eb SHBA;<\/p>\n<p>T\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, si shprehje p\u00ebrbashkuese e vullnetit te\u0308 mbar\u00eb zgjedh\u00ebsve pa dallime partiake dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo jan\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian; n\u00eb zbatim t\u00eb parimeve dhe detyrimeve q\u00eb burojn\u00eb nga Kushtetuta dhe ligjet e Republik\u00ebs son\u00eb; me bindjen e plot\u00eb n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e politik\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur domosdoshm\u00ebris\u00eb s\u00eb nj\u00eb qasjeje komb\u00ebtare gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb adresimin e sfidave t\u00eb k\u00ebsaj faze vendimtare p\u00ebr modernizimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb shtetit.<\/p>\n<h5>Ne, an\u00ebtar\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/h5>\n<p>Duke e konsideruar moment ky\u00e7 t\u00eb historis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, rrug\u00ebtimin Evropian t\u00eb vendit p\u00ebrmes negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Bashkimin Evropian, pas p\u00ebrfundimit me sukses t\u00eb procesit t\u00eb shqyrtimit analitik t\u00eb legjislacionit (procesi screening) dhe vler\u00ebsimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr arritjet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, si edhe n\u00ebnvizuar gatishm\u00ebrin\u00eb e vendit p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrmbajtur legjislacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn politike, ligjore, ekonomike dhe sociale;<\/p>\n<p>Duke shprehur vler\u00ebsimin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr mb\u00ebshtetjen strategjike q\u00eb Bashkimi Evropian dhe SHBA i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb avancimin e reformave p\u00ebr konsolidimin e sundimit t\u00eb ligjit, forcimin e institucioneve demokratike dhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut;<\/p>\n<p>Duke e vler\u00ebsuar Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, si nj\u00eb prej l\u00ebvizjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shtetnd\u00ebrtuese n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar \u2013 m\u00eb e madhja n\u00eb procesin historik t\u00eb kalimit nga diktatura n\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale \u2013 dhe duke e \u00e7muar zbatimin e saj si nj\u00eb domodoshm\u00ebri p\u00ebr jet\u00ebsimin e parimit themelor kushtetues t\u00eb ndarjes dhe balancimit nd\u00ebrmjet tre pushteteve si dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur, t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, llogaridh\u00ebn\u00ebs, transparent, efecient, profesional dhe t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt;<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar rezultatet e derisotme pozitive t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, n\u00ebp\u00ebrmjet procesit t\u00eb vettingut p\u00ebr pastrimin e burimeve njer\u00ebzore n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet veprimtaris\u00eb s\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, e cila po kontribuon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb dh\u00ebnien fund t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, duke sh\u00ebrbyer nj\u00ebher\u00ebsh edhe si nj\u00eb vler\u00eb e shtuar besimi p\u00ebr vendimin e shum\u00ebpritur t\u00eb hapjes s\u00eb negociatave me BE-n\u00eb;<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e njohjes s\u00eb problematikave t\u00eb vendit n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb vendimtare p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian dhe adresimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb prioriteteve ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb drejtim t\u00eb mir\u00ebqeverisjes, sundimit t\u00eb ligjit dhe korrupsionit, duke u mb\u00ebshtetur kryesisht n\u00eb gjetjet dhe rekomandimet e shprehura n\u00eb Raportet e BE dhe Raportin screening t\u00eb Komisionit Evropian, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt objektive, nj\u00eb reagim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt institucional dhe nj\u00eb veprim t\u00eb koordinuar midis t\u00eb gjith\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse;<\/p>\n<p>Duke mb\u00ebshtetur angazhimin me plane masash konkrete t\u00eb ekzekutivit dhe t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb p\u00ebrfshira, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet e procesit t\u00eb negociatave dhe duke vler\u00ebsuar miratimin nga qeveria shqiptare t\u00eb dy udh\u00ebrr\u00ebfyesve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u201cP\u00ebr Shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs\u201d dhe \u201cP\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb administrat\u00ebn publike\u201d, si piketa hap\u00ebse t\u00eb Grupkapitullit t\u00eb Par\u00eb q\u00eb njihet me emrin \u201cThemeloret\u201d;<\/p>\n<p>Me vet\u00ebdijen e madhe p\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb i mund\u00ebsohet Kuvendit nga Kushtetuta dhe autoriteti q\u00eb i jep kuadri ligjor n\u00eb fuqi, me bindjen se manifestimi i vullnetit politik dhe institucional i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb konceptimin, miratimin e zbatimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb vyer institucionale p\u00ebr t\u2019u zhvilluar m\u00eb tej, si dhe me besimin e p\u00ebrbashk\u00ebt se vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri reformimi n\u00eb funksion t\u00eb mir\u00ebqeverisjes, sundimit t\u00eb ligjit dhe antikorrupsionit, si domosdoshm\u00ebri p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e objektivit strategjik komb\u00ebtar t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian n\u00eb vitin 2030,\u00a0Kuvendi angazhohet:<\/p>\n<p>T\u00eb nxis\u00eb frym\u00ebn e dialogut konstruktiv politik dhe institucional brenda kuadrit kushtetues e ligjor, nd\u00ebrmjet tre pushteteve t\u00eb pavarura si edhe t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve institucional\u00eb e faktor\u00ebve politik e shoq\u00ebror\u00eb n\u00eb vend n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb cikli t\u00eb ri reformimi p\u00ebrmes nj\u00eb qasje t\u00eb re gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse orientuese p\u00ebr aktivitetin e t\u00eb tre pushteteve t\u00eb pavarura t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb, q\u00eb pavar\u00ebsisht nj\u00ebri \u2013 tjetrit dhe n\u00eb harmoni me nj\u00ebri \u2013 tjetrin t\u00eb angazhohen aktivisht p\u00ebr rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit institucional dhe forcimin e kultur\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb institucioneve n\u00eb avancimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb reformave modernizuese t\u00eb shtetit n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian dhe n\u00eb kuadrin e Samitit p\u00ebr Demokraci t\u00eb SHBA-ve;<\/p>\n<p>P\u00ebr rritjen e fokusit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrshpejtimin e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, p\u00ebr konsolidimin e demokracis\u00eb dhe forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs duke konsideruar \u00e7\u00ebshtje madhore t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie prioritare thellimin e reformave p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb mir\u00ebqeverisjes, fuqizimin e luft\u00ebs ndaj korrupsionit, forcimin e zbatimit t\u00eb ligjit si dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut;<\/p>\n<p>T\u00eb ushtroj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij kushtetuese n\u00eb lidhje me rolin mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme e atyre t\u00eb posa\u00e7me dhe strukturave t\u00eb tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse parlamentare, ndaj qeveris\u00eb, institucioneve t\u00eb pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, brenda fush\u00ebveprimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar tashm\u00eb me Kushtetut\u00eb, duke respektuar parimin kushtetues t\u00eb ndarjes dhe balancimit midis pushteteve, me fokus t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb adresimin e masave t\u00eb Udh\u00ebrr\u00ebfyesve t\u00eb miratuar nga Qeveria \u201cP\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs\u201d dhe \u201cReform\u00ebn n\u00eb administrat\u00ebn publike\u201d si dhe rekomandimet e Raportit Screening t\u00eb Komisionit Evropian;<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb rolin e tij ligjv\u00ebn\u00ebs, monitorues dhe mbik\u00ebqyr\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb mir\u00ebqeverisjes n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, ekzekutive dhe ligjb\u00ebr\u00ebse, qendrore e vendore, p\u00ebrmes mekanizmave dhe rregullave q\u00eb fuqizojn\u00eb respektimin e ligjit dhe rritjen e transparenc\u00ebs n\u00eb vendimmarrje, aksesin e qytetar\u00ebve dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb procesin legjislativ dhe vendimmarrjen e qeverisjes qendrore e vendore, parandalimin e konfliktit t\u00eb interesit dhe lobimit p\u00ebr interesa private, thellimin e procesit t\u00eb digjitalizimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike dhe kontrollin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ndaj tyre, p\u00ebrmir\u00ebsimin e llogaridh\u00ebnies dhe transparenc\u00ebs t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zgjedhur ose t\u00eb em\u00ebruar, forcimin e mekanizmave p\u00ebr kontrollin e integritetit t\u00eb funksionar\u00ebve e zyrtar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve, ngritjen e mekanizmave funksional p\u00ebr transparenc\u00ebn financiare dhe zhvillimin e kultur\u00ebs e qasjes demokratike t\u00eb partive politike etj.<\/p>\n<p>T\u00eb konsideroj\u00eb domosdoshm\u00ebri jetike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit thellimin e luft\u00ebs ndaj korrupsionit e fenomenit t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapilare n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, duke e vendosur n\u00eb fokus t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb shtetit, p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb bashk\u00ebrenduar nga Kuvendi, zbatimit t\u00eb objektivave t\u00eb Strategjis\u00eb komb\u00ebtare antikorrupsion dhe t\u00eb shoq\u00ebruar me rekomandime masash konkrete ligjore, institucionale dhe administrative ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr sektor\u00ebt m\u00eb vulnerab\u00ebl ndaj korrupsionit (kadastra dhe t\u00eb drejtat pron\u00ebsore, taksat, doganat, arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, p\u00ebrdorimi i fondeve publike, prokurimet publike, infrastruktura publike, etj.), n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit;<\/p>\n<p>T\u00eb thelloj\u00eb m\u00eb tej p\u00ebrpjekjet p\u00ebr forcimin e zbatimit t\u00eb ligjit duke mund\u00ebsuar nj\u00eb proces analitik vler\u00ebsimi dhe rekomandimesh me masa konkrete ligjore dhe institucionale q\u00eb synojn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe reformimin, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ambicie dhe thell\u00ebsi si\u00e7 vepruam me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi edhe t\u00eb agjencive t\u00eb tjera t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit q\u00eb kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi luft\u00ebn ndaj korrupsionit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes dhe administrimin e pasuris\u00eb publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit t\u00eb parave, deklarimin dhe kontrollin e pasurive t\u00eb zyrtar\u00ebve dhe konfliktit t\u00eb interesit, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendsh\u00ebm, informalitetin apo t\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb tregut, t\u00eb regjistrimit e administrimit t\u00eb pron\u00ebs etj. duke synuar motivimin, integritetin, p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb, llogaridh\u00ebnien dhe efikasitetin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre strukturave n\u00eb respektim dhe zbatim t\u00eb ligjit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes;<\/p>\n<p>T\u00eb garantoj\u00eb pakthyeshm\u00ebrin\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, konsolidimin e saj t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm dhe rritjen e eficenc\u00ebs s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, duke ruajtur parimet dhe shtyllat kushtetuese t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb miratuar n\u00eb 2016, p\u00ebr t\u00eb fuqizuar pavar\u00ebsin\u00eb dhe paan\u00ebsin\u00eb e pushtetit gjyq\u00ebsor si dhe nj\u00ebher\u00ebsh nxitjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet\u00ebqeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet forcimit t\u00eb integritetit, llogaridh\u00ebnies dhe transparenc\u00ebs, sipas rekomandimeve t\u00eb Raporteve t\u00eb BE dhe Raportit Screening t\u00eb Komisionit Evropian p\u00ebr grupkapitullin e par\u00eb si dhe masave t\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesit \u201cP\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs\u201d n\u00eb zbatim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb siguroj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente, n\u00eb dispozicion t\u00eb k\u00ebtij procesi ekspertiz\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb vendase e nd\u00ebrkomb\u00ebtare (ve\u00e7an\u00ebrisht me partner\u00ebt strategjik, BE dhe SHBA) dhe p\u00ebrmes rregullave, procedurave e mekanizmave parlamentare t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb Komision t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar, i cili t\u00eb adresoj\u00eb nd\u00ebrmarrjen e reformave q\u00eb synojn\u00eb MIR\u00cbQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb 2030 N\u00cb BASHKIMIN EUROPIAN p\u00ebrmes nj\u00eb vler\u00ebsimi \/ analize t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb k\u00ebto fusha si dhe hartimin e nj\u00eb Plani Komb\u00ebtar Veprimi, me koh\u00ebshtrirje afatgjat\u00eb, duke rekomanduar p\u00ebr sa \u00e7mohet e nevojshme edhe masa konkrete p\u00ebr ndryshime t\u00eb mundshme ligjore dhe institucionale t\u00eb cilat duhet t\u00eb adresohen n\u00eb secil\u00ebn fush\u00eb nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse. I gjith\u00eb procesi q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerret dhe mbik\u00ebqyret nga Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar do t\u00eb realizohet n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb fuqi dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb cenoj\u00eb kuadrin ekzistues kushtetues e ligjor p\u00ebr ngritjen e institucioneve t\u00eb pavarura t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i konsiderojm\u00eb detyruese p\u00ebrmbajtjen dhe angazhimet e k\u00ebsaj rezolute, pavar\u00ebsisht dallimeve dhe vijave t\u00eb qarta ndar\u00ebse politike e programatike mes nesh, n\u00eb \u00e7do aspekt dhe p\u00ebr \u00e7do aspekt tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs parlamentare.<\/p>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/rezoluta-antikorrupsion-kaloi-mes-debatesh-por-cfare-parashikon\/\">Rezoluta antikorrupsion kaloi mes debatesh, por \u00e7far\u00eb parashikon?<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, vet\u00ebm me votat e shumic\u00ebs parlamentare, nj\u00eb rezolut\u00eb antikorrupsion, e cila ishte b\u00ebr\u00eb thirrje edhe m\u00eb par\u00eb nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, se duhet t\u00eb shihej me kujdes dhe t\u00eb kishte p\u00ebrpjekje p\u00ebr votim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Megjithat\u00eb, t\u00eb majt\u00ebt, pavar\u00ebsisht se e kaluan n\u00eb procedurat e debatit dhe diskutimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3467,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3466","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3466","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3466"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3466\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3467"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}