{"id":4341,"date":"2024-06-03T08:31:33","date_gmt":"2024-06-03T08:31:33","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/06\/03\/shtyhet-seanca-paraprake-per-beqajn-ne-gjkko\/"},"modified":"2024-06-03T08:31:33","modified_gmt":"2024-06-03T08:31:33","slug":"shtyhet-seanca-paraprake-per-beqajn-ne-gjkko","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/06\/03\/shtyhet-seanca-paraprake-per-beqajn-ne-gjkko\/","title":{"rendered":"Shtyhet seanca paraprake p\u00ebr Beqajn n\u00eb GJKKO"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb shtyr\u00eb seanca paraprake, e cila pritej t\u00eb mbahej sot n\u00eb GJKKO, sa i takon ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj.<\/p>\n<p>Shtyrja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb avokatit t\u00eb Beqajt, Klodian Sk\u00ebnderi, i cili nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb seanc\u00eb. Teksa, arsyer, nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dijeni dhe as nj\u00eb dat\u00eb e re e caktuar p\u00ebr zhvillimin e seanc\u00ebs paraprake p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e koncesionit t\u00eb Sterilizimit, n\u00eb t\u00eb cilin Beqaj dyshohet se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 31 maj, Beqaj doli nga ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me SPAK me nj\u00eb kuti kartoni n\u00eb dor\u00eb dhe me nj\u00eb valixhe.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"SPoR4kpHWx\">\n<p><a href=\"https:\/\/albanianpost.com\/me-kuti-dhe-valixhe-beqaj-del-nga-spak-me-dosjen-e-sterilizimit\/\">Me kuti dhe valixhe, Beqaj del nga SPAK me dosjen e Sterilizimit<\/a><\/p>\n<div class=\"ads square\">\n<p><a href=\"https:\/\/track.adform.net\/C\/?bn=73199340;C=0\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/track.adform.net\/adfserve\/?bn=73199340;srctype=4;ord=%5Btimestamp%5D\" border=\"0\" width=\"300\" height=\"250\" alt=\"\"><\/p>\n<p><\/a><\/p><\/div>\n<\/blockquote>\n<p>Ai deklaroi pas daljes se ka marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb materialet e dosjes s\u00eb Sterilizimit, p\u00ebr t\u00eb studiuar \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Ish-ministri \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb s\u00eb bashku me tet\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb sa i takon k\u00ebsaj dosjeje, ku t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kryesor\u00eb jan\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebsministri n\u00ebn dikasterin e Beqajt, Klodian Rjepaj, si edhe biznesmeni, Ilir Rrapaj.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 mars, Prokuroria e Posa\u00e7me SPAK ka mbyllur hetimet p\u00ebr koncesionin e Sterilizimit dhe ka d\u00ebrguar dosjen p\u00ebr gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO).<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb \u00e7uar p\u00ebr gjykim ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, ish-z\u00ebvend\u00ebsi i tij, Klodian Rjepaj dhe personat e tjer\u00eb t\u00eb akuzuar. Po ashtu jan\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe akuzat p\u00ebr gjithsecilin, si dhe p\u00ebrfshirjen n\u00eb skem\u00ebn korruptive.<\/p>\n<h5><strong>Akuzat<\/strong><\/h5>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar Tiran\u00eb, ka p\u00ebrfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim t\u00eb procedimit penal nr.13, t\u00eb vitit 2020, n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve:<\/p>\n<p>-Ilir Beqaj, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuar nga nenet 248 \u2013 25, t\u00eb Kodit Penal;<\/p>\n<p>-Klodian Rjepaj, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb \u201cMashtrimit\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, \u201cFalsifikimit t\u00eb \u00a0dokumentave\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 143\/2, 3, 186\/3-25 dhe 248-25, t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>-Ilir Rrapaj, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cMashtrimit\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb parashikuar nga neni 143\/2, 3, t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>-Marsela Serjani, e akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumentave\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 186\/3 \u2013 25 dhe 248 \u2013 25, t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>-Saimir Kadiu, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumentave\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 186\/3 \u2013 25 dhe dhe 248 \u2013 25, t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>\u2013 Petref Mersini, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb \u00a0\u201cFalsifikimit t\u00eb dokumentave\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 186\/3 \u2013 25 dhe 248 \u2013 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>\u2013 Arben Gjata, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumentave\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 186\/3 \u2013 25 dhe 248 \u2013 25, t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>-Genc Burazeri, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumentave\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 186\/3 \u2013 25 dhe 248 \u2013 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>-Naile Ajazi, e akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumentave\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 186\/3 \u2013 25 dhe 248 \u2013 25, t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Procedimi penal nr.13, \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb dat\u00ebn 13.01.2020, p\u00ebr veprat penale\u00a0 t\u00eb\u00a0\u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, t\u00eb \u201cShkeljes s\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d , e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, \u201cKorrupsionit pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, e parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, n\u00eb lidhje me procedur\u00ebn e dh\u00ebnies me koncension \u201cP\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb integruara p\u00ebr ofrimin e setit t\u00eb personalizuar t\u00eb instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjek\u00ebsor steril nj\u00ebp\u00ebrdorim\u00ebsh n\u00eb sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale\u201d, nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas regjistrimit t\u00eb procedimit penal, nga ana e organit procedues jan\u00eb kryer nj\u00eb num\u00ebr jasht\u00ebzakonisht i madh veprimesh hetimore n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave rezulton e provuar se Ish Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Klodian Rjepaj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Dh\u00ebnies s\u00eb Koncensionit, \u00ebsht\u00eb personi i cili ka kryer t\u00eb gjitha veprimet e p\u00ebrllogaritjeve financiare. Ai ka ndryshuar disa her\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna financiare, deri n\u00eb arritjen e atyre t\u00eb miratuara nga Komisioni i Dh\u00ebnies s\u00eb Koncensionit. K\u00ebto ndryshime jan\u00eb kryer me q\u00ebllim arritjen e treguesve financiar\u00eb IRR dhe NPV, n\u00eb nivele t\u00eb pranuara nga Ministria e Financave, n\u00eb funksion t\u00eb miratimit t\u00eb projektit nga Ministria e Financave. N\u00eb veprimet e p\u00ebrllogaritjeve financiare rezulton plot\u00ebsisht e provuar se numri i nd\u00ebrhyrjeve kirurgjikale \u00ebsht\u00eb raportuar i rrem\u00eb n\u00eb k\u00ebto dokumente, q\u00eb jan\u00eb paraqitur \u00a0Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb k\u00ebta tregues financiar, me q\u00ebllim uljen e norm\u00ebs s\u00eb IRR dhe NPV, i pandehuri Klodian Rjepaj, ka shtuar si z\u00ebra t\u00eb kostove t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb koh\u00ebzgjatjen e koncensionit, mir\u00ebmbajtje t\u00eb instrumenteve, t\u00eb sistemeve dhe centralit t\u00eb sterilizimit, n\u00eb vlera disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se vlera e blerjes s\u00eb tyre t\u00eb reja. Gjithashtu n\u00eb Krahasuesin e Sektorit Publik, si treguesi kryesor p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebtij projekti me Koncension\/Partneritet Publik Privat, jan\u00eb p\u00ebrdorur kosto t\u00eb rreme t\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi n\u00eb QSUT p\u00ebr vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjek\u00ebsore, q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Kjo kosto \u00ebsht\u00eb rritur dhe mbivler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme n\u00eb mas\u00ebn 56.4%. Gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs p\u00ebrgatitore t\u00eb projektit, procedur\u00ebn e tenderimit dhe dh\u00ebnies s\u00eb koncensionit deri n\u00eb firmosjen e kontrat\u00ebs koncensionare, i pandehuri Klodian Rjepaj ka bashk\u00ebpunuar ngusht\u00ebsisht me te pandehurin Ilir Rrapaj, me q\u00ebllim shpalljen fitues t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb, ku pjes\u00ebmarr\u00ebs \u00ebsht\u00eb me 40% subjekti tregtar \u201cInvestital Llc\u201d, me p\u00ebrfaq\u00ebsues po t\u00eb pandehurin Ilir Rrapaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime, t\u00eb pandehurit Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, provohet se kan\u00eb konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cMashtrimit\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb parashikuara si vepra penale nga nenet 143\/2, 3, t\u00eb K.Penal.<\/p>\n<p>Ish-z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Klodian Rjepaj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Dh\u00ebnies s\u00eb Koncensionit, si personi i cili ka b\u00ebr\u00eb pasqyrat financiare dhe studimin e fizibilitetit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb komisionit Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, p\u00ebr t\u00eb gjitha veprimet ose mosverpimet e sip\u00ebrcituara, provohet plot\u00ebsisht se kan\u00eb konsumuar element\u00ebt e veprave penale t\u00eb \u201cFalsifikimit t\u00eb dokumentave\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 186\/3 \u2013 25 dhe dhe 248 \u2013 25\u00a0 t\u00eb Kodit Penal, pasi me veprime aktive, kan\u00eb ligj\u00ebsuar k\u00ebta dokumente me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>P\u00ebr veprimet ose mosveprimet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me miratimin dhe n\u00ebnshkrimin e k\u00ebsaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat dhe aktet ligjore e n\u00ebnligjore t\u00eb zbatueshme p\u00ebr kon\u00e7esionet, rezulton e provuar plot\u00ebsisht, se ish Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, i pandehuri Ilir Beqaj, ka konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb \u00a0detyr\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, me Klodjan Rjepajn, t\u00eb parashikuara nga 248 -25, t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal \u00ebsht\u00eb proceduar me caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit pasuror sekuestro preventive, vendosur me vendimin nr. 46, dat\u00eb 22.01.2024, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p\u00ebr pjes\u00ebn takuese prej 40 % t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb\u00a0 \u201cSani Servicve\u201d Sh.p.k.;\u00a0 Shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Globalsher\u2019 Sh.p.k. dhe asetet e saj, me ortak t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pandehurin Ilir Rapaj.<\/p>\n<p>N\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, \u00ebsht\u00eb kryer sekuestrimi\u00a0 i 40% t\u00eb kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cSani Service\u201d Sh.p.k.. Konkretisht, kuota q\u00eb i p\u00ebrket subjektit tregtar \u201cInvestital Llc\u201d, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pandehurin Ilir Rrapaj, si dhe \u00ebsht\u00eb kryer sekuestrimi i 100% t\u00eb kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cGlobalsher\u201d sh.p.k., duke u b\u00ebr\u00eb dhe sh\u00ebnimet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb Ekstraktin Historik t\u00eb Regjistrit Tregtar, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>Jan\u00eb sekuestruar dhe llogarit\u00eb bankare t\u00eb subjektit \u201cGlobalsher\u201d sh.p.k., nj\u00eb llogari n\u00eb shum\u00ebn prej 285,412,48 Euro dhe nj\u00eb llogari me balanc\u00eb prej 113,610.93 Lek\u00eb (llogari q\u00eb gjendeshin n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb).<\/p>\n<p>Jan\u00eb sekuestruar 13 (tremb\u00ebdhjet\u00eb) automjete t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u2018Globalsher\u2019 sh.p.k., nga t\u00eb cilat 3 t\u00eb marra me qira dhe 9 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, si dhe nj\u00eb pasuri e paluajtshme apartament 2+1, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cGlobalsher\u201d sh.p.k., n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Hetimet vazhdojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal t\u00eb ndar\u00eb nr.13\/1, t\u00eb vitit 2020, lidhur me dyshimet p\u00ebr veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nga persona subjekte t\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebsaj prokurorie gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb ekzekutimit t\u00eb kontrat\u00ebs kon\u00e7esionare etj.<\/p>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/shtyhet-seanca-paraprake-per-beqajn-ne-gjkko\/\">Shtyhet seanca paraprake p\u00ebr Beqajn n\u00eb GJKKO<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb shtyr\u00eb seanca paraprake, e cila pritej t\u00eb mbahej sot n\u00eb GJKKO, sa i takon ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj. Shtyrja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb avokatit t\u00eb Beqajt, Klodian Sk\u00ebnderi, i cili nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb seanc\u00eb. Teksa, arsyer, nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dijeni dhe as nj\u00eb dat\u00eb e re e caktuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4342,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4341","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4341","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4341"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4341\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}