{"id":4405,"date":"2024-06-05T09:23:51","date_gmt":"2024-06-05T09:23:51","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/06\/05\/dorehiqet-kryetarja-e-komanduar-e-bashkise-himare-blerina-bala\/"},"modified":"2024-06-05T09:23:51","modified_gmt":"2024-06-05T09:23:51","slug":"dorehiqet-kryetarja-e-komanduar-e-bashkise-himare-blerina-bala","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/06\/05\/dorehiqet-kryetarja-e-komanduar-e-bashkise-himare-blerina-bala\/","title":{"rendered":"Dor\u00ebhiqet kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb Himar\u00eb, Blerina Bala"},"content":{"rendered":"<p>Blerina Bala, kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb Himar\u00eb, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga kjo pozit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb komunikate p\u00ebr shtyp, Bala shpjeguar edhe arsyet e saja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb largim t\u00eb papritur.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkaqe personale q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00ebn dhe v\u00ebmendjen time t\u00eb plot\u00eb, me keqardhje ju njoftoj pamund\u00ebsin\u00eb time p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn e Kryetares s\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb q\u00eb mu besua dhe nga K\u00ebshilli Bashkiak Himar\u00eb\u201d, shkruan ajo fillimisht.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, shton se paraqet dor\u00ebheqjen e parevokueshme nga pozita.<\/p>\n<div class=\"ads square\">\n<p><a href=\"https:\/\/track.adform.net\/C\/?bn=73199340;C=0\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/track.adform.net\/adfserve\/?bn=73199340;srctype=4;ord=%5Btimestamp%5D\" border=\"0\" width=\"300\" height=\"250\" alt=\"\"><\/p>\n<p><\/a><\/p><\/div>\n<p>Bala p\u00ebrmes deklarat\u00ebs ka shprehur fal\u00ebnderim p\u00ebr banor\u00ebt e Himar\u00ebs, stafin e Bashkis\u00eb, apo edhe K\u00ebshillin Bashkiak Himar\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn e bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrul\u00ebsisht k\u00ebrkoj t\u00eb pranoni mir\u00ebnjohjen time t\u00eb sinqert\u00eb, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kemi arritur s\u00eb bashku\u201d, p\u00ebrmbyll ajo.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Bashkiak i Himar\u00ebs m\u00eb 29 mars ka komanduar Blerina Bal\u00ebn p\u00ebr drejtimin e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo mori 15 vota pro, ku pa edhe nj\u00eb bashkim votash mes Partis\u00eb Socialiste dhe koalicionit \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e zon\u00ebs nd\u00ebrkaq, n\u00eb at\u00eb rast, u raportuan se me thirrje n\u00eb gjuh\u00ebn greke kan\u00eb kund\u00ebrshtuar prezenc\u00ebn e prefektit e Vlor\u00ebs, Vangjel Tavo, si dhe drejtuesit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr qarkun, Blendi Klosin.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt ishin mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Fredi Belerit, kandidati q\u00eb fitoi zgjedhjet, por u arrestua pasi u v\u00ebrtetua se kishte bler\u00eb vota. Asokohe, n\u00eb detyr\u00eb mbeti kandidati q\u00eb humbi zgjedhjet, Jorgo Goro, i cili pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u arrestua nga SPAK.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, p\u00ebr mediat dha nj\u00eb prononcim, prefekti i qarkut t\u00eb Vlor\u00ebs, Vangjel Tavo. Ai u shpreh se di\u00e7ka e till\u00eb \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e k\u00ebshillit dhe jan\u00eb ata p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00ebse di\u00e7ka e till\u00eb vendoset n\u00eb rend dite.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka vot\u00eb, flet\u00eb votimi, kuti votimi, komision votimi. Por vet\u00eb k\u00ebshilli cakton. Procedur\u00ebn se si e cakton \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e tyre. Mundet q\u00eb nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb nga dy n\u00ebnkryetar\u00ebt dhe t\u00eb k\u00ebrkohet miratimi me ngritjen e dor\u00ebs. Pra cakton, nuk zgjedh. Duhet ta sqarojm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebr publikun\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb l\u00ebvizje politike e gjith\u00ebpranuar megjithat\u00eb, jo vet\u00ebm s\u00eb brendshmi, por edhe s\u00eb jashtmi, e cila do t\u00eb mund t\u00eb shteronte nj\u00eb problem dialogues t\u00eb muajve t\u00eb fundit, sa i takon Bashkis\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<h5><strong>Cila mund t\u00eb ishte ajo?<\/strong><\/h5>\n<p>Emri \u00ebsht\u00eb Vangjel Tavo, eksponent i njohur i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim (sot Partia e Liris\u00eb), ish-minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, prej nj\u00eb dite edhe Prefekt i Qarkut Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e dikurshme e kabinetit qeveritar Rama 1, sot disi m\u00eb i t\u00ebrhequr nga jeta aktive politike e vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb figur\u00eb e pranuar, por mbi t\u00eb gjitha pjes\u00eb e minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026jo atij minoriteti p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga figura t\u00eb diskutueshme t\u00eb dikurshme si Vasil Bollani, apo sot Fredi Beleri, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb krijuar gjithnj\u00eb ndasi e kontroversion n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Tavo \u00ebsht\u00eb ekzakt\u00ebsisht e kund\u00ebrta e Fredi Belerit, fituesit t\u00eb gar\u00ebs bashkiake t\u00eb Himar\u00ebs, sot i d\u00ebnuar me vendim gjykate p\u00ebr korrupsion aktiv n\u00eb votime.<\/p>\n<p>Tavo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr ata minoritar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ekuilibrin e kan\u00eb edhe te bindjet personale \u2013 ai nderon flamurin shqiptar, nderon dit\u00ebt historike t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nderon figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb kombit, p\u00ebrfshi fjala bie edhe studiuesin e lart\u00ebsuesin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, Eqrem \u00c7abejn.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn dhe e b\u00ebn publikisht, ndaj dhe gjer\u00ebsisht g\u00ebzon respektin popullor, por edhe at\u00eb t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Historikun e vet politik n\u00eb fakt, Tavo e ka nisur pik\u00ebrisht me Partin\u00eb Socialiste, por ai iu bashkua m\u00eb tej fraksionit t\u00eb Ilir Met\u00ebs fillimisht, i cili m\u00eb pas p\u00ebrfundoi t\u00eb ishte L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim.<\/p>\n<p>Tavo mund t\u00eb cil\u00ebsohet edhe si nj\u00eb person q\u00eb nisi tradit\u00ebn e fitoreve socialiste n\u00eb Gjirokast\u00ebr, pasi n\u00eb vitin 1996, ai fitoi zgjedhjet aty dhe mori p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mandatin e deputetit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010 m\u00eb tej, e la PS-n\u00eb p\u00ebr t\u2019iu bashkuar LSI-s\u00eb, u b\u00eb edhe n\u00ebnkryetar parlamenti dhe minist\u00ebr mandej.<\/p>\n<p>Fakti \u00ebsht\u00eb gjithsesi q\u00eb pas prishjes s\u00eb kontrat\u00ebs mes PS-s\u00eb dhe LSI-s\u00eb, nga ana e Tavos nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb deklarata denigruese kundrejt pal\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb majt\u00eb.<\/p>\n<p>As nga Partia Demokratike, qoft\u00eb kur ai ka qen\u00eb kund\u00ebrshtar, apo edhe n\u00eb aleanc\u00eb, nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb deklarata, t\u00eb cilat e kan\u00eb ulur figur\u00ebn e Tavos dhe profili i tij i mbajtur i ul\u00ebt, reflekton se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kandidat i pakontestuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Himar\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit, pati madje nj\u00eb artikull n\u00eb mediat greke, ku Tavo p\u00ebrshkruhej si nj\u00eb person q\u00eb mund t\u00eb zinte vendin e Belerit. T\u00eb qenit minoritar, ishte nj\u00eb shtytje plus.<\/p>\n<p>Asokohe, kryeministri Rama e mohoi di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb thjesht \u201chistorira t\u00eb marra nga mediat greke\u201d.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmes greke Kathimerini nd\u00ebkaq, Tavo e \u201cpati pranuar k\u00ebt\u00eb \u2018ftes\u00eb\u2019 t\u00eb Ram\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb artikull shkruhej madje se Rama dhe Tavo jan\u00eb takuar n\u00eb nj\u00eb kafene t\u00eb njohur n\u00eb kryeqytetin shqiptar dhe atje kryeministri shqiptar, pasi i ka shprehur d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund ng\u00ebr\u00e7it me Athin\u00ebn, dyshohet se i ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb jet\u00eb kryebashkiaku i p\u00ebrkohsh\u00ebm i Bashkis\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb realitet di\u00e7ka e till\u00eb nuk ndodhi, pasi sot Tavo \u00ebsht\u00eb Prefekt i Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Mundet kjo gjithsesi t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb thjesht nj\u00eb l\u00ebvizje afruese, p\u00ebr ta rikthyer e lakuar emrin e tij n\u00eb politik\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb pas q\u00eb ai n\u00eb realitet t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb?<\/p>\n<p>Beleri \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb dhe vet\u00ebm Apeli mundet t\u2019ia jap\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb shp\u00ebtimi, edhe pse duket tejet e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kthehet vendimi i GJKKO-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Tavo, af\u00ebrmendsh \u00ebsht\u00eb figur\u00eb, e cila e ka kaluar filtrin edhe t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb Greqi, pasi dihet af\u00ebrsia e medias Kathimerini me qeverin\u00eb e Kyriakos Mitsotakis dhe nj\u00eb artikull i till\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb nj\u00eb konsultimi me faktor\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr kontekst, n\u00eb vitin 2019, Tavo dhe kryetari i PBDNJ-s\u00eb, Vangjel Dule, pat\u00ebn zhvilluar nj\u00eb takim me kryeministrin grek t\u00eb asaj kohe, Alexis Tsipras.<\/p>\n<p>Dule, i cili me forc\u00ebn e tij politike ka qen\u00eb gjithnj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues kryesor i minoritetit grek n\u00eb Parlamentin shqiptar, e ndau at\u00ebher\u00eb rolin me Tavon dhe Tsipras i pari folur p\u00ebr zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri, sfidat e minoritetit dhe reformat e perspektivat e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Po Dule, \u00ebsht\u00eb edhe personi, i cili e mbart p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore, s\u00eb bashku me koalicionin opozitar, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb emrin e Fredi Belerit kaq n\u00eb drit\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e 2023-shit dhe b\u00ebrjen e tij nj\u00eb kauz\u00eb p\u00ebr Athin\u00ebn.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb emri si Tavo, as ai vet\u00eb nuk mund t\u2019i thot\u00eb jo n\u00eb k\u00ebto kushte.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb situat\u00eb, e cila zgjidh realisht ng\u00ebr\u00e7in me Greqin\u00eb, pa pasoja t\u00eb shtuara p\u00ebr asnj\u00eb pal\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/dorehiqet-kryetarja-e-komanduar-e-bashkise-himare-blerina-bala\/\">Dor\u00ebhiqet kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb Himar\u00eb, Blerina Bala<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blerina Bala, kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb Himar\u00eb, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga kjo pozit\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb komunikate p\u00ebr shtyp, Bala shpjeguar edhe arsyet e saja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb largim t\u00eb papritur. \u201cP\u00ebr shkaqe personale q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00ebn dhe v\u00ebmendjen time t\u00eb plot\u00eb, me keqardhje ju njoftoj pamund\u00ebsin\u00eb time p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn e Kryetares s\u00eb Bashkis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4406,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4405","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4405"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4405\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}