{"id":4977,"date":"2024-06-17T16:50:44","date_gmt":"2024-06-17T16:50:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/06\/17\/aksident-mes-nje-veture-dhe-motociklete-ne-peje-lendohet-motociklisti\/"},"modified":"2024-06-17T16:50:44","modified_gmt":"2024-06-17T16:50:44","slug":"aksident-mes-nje-veture-dhe-motociklete-ne-peje-lendohet-motociklisti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/06\/17\/aksident-mes-nje-veture-dhe-motociklete-ne-peje-lendohet-motociklisti\/","title":{"rendered":"Aksident mes nj\u00eb veture dhe moto\u00e7iklete n\u00eb Pej\u00eb, l\u00ebndohet moto\u00e7iklisti"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ishte prilli i vitit 2013 kur Bashkimi Evropian b\u00ebri t\u00eb ditur se Kosova dhe Serbia kan\u00eb arritur \u201cmarr\u00ebveshje historike\u201d p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja \u2013 e para e atij lloji mes tyre q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs m\u00eb 1999 \u2013 u n\u00ebnshkrua nga kryeministrat e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb dy vendeve, Hashim Tha\u00e7i dhe Ivica Da\u00e7iq.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb larg s\u00eb kaluar\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dy dhe nj\u00eb hap m\u00eb af\u00ebr Evrop\u00ebs\u201d, tha shefja e at\u00ebhershme e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, Catherine Ashton, e cila i nd\u00ebrmjet\u00ebsonte bisedimet mes tyre, shkruan <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kush-e-pengon-normalizimin-e-marredhenieve-kosove-serbi\/32993380.html\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p>Nga ajo koh\u00eb, Serbia vet\u00ebm hapi disa kapituj negociatash p\u00ebr pranim n\u00eb BE, nd\u00ebrsa Kosova vet\u00ebm aplikoi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb bllok.<\/p>\n<p>Shum\u00eb pika t\u00eb marr\u00ebveshjes nuk u zbatuan dhe tensionet vazhduan. N\u00eb disa raste kulmuan edhe n\u00eb protesta e barrikada n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ku popullata shumic\u00eb \u00ebsht\u00eb serbe dhe, e ndikuar nga Serbia, kund\u00ebrshton autoritetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb vjet pas marr\u00ebveshjes s\u00eb par\u00eb, m\u00eb 2023, dy vendet u dakorduan edhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr \u2013 nj\u00ebsoj p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Edhe at\u00ebher\u00eb u cil\u00ebsua si \u201carritje e r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Duke iu referuar kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, shefi i i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, Josep Borrell, tha se ata\u00a0jan\u00eb pajtuar\u00a0q\u00eb t\u2019i zbatojn\u00eb t\u00eb gjitha nenet e marr\u00ebveshjes dhe detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, gati t\u00eb gjitha k\u00ebto nene mbeten vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. Tensionet kulmuan s\u00ebrish me protesta t\u00eb dhunshme n\u00eb veri, e madje edhe me incidente t\u00eb armatosura.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kurtin, fajtor \u00ebsht\u00eb Vu\u00e7iqi, p\u00ebr Vu\u00e7iqin \u00ebsht\u00eb Kurti. P\u00ebr Kurtin, Serbia \u00ebsht\u00eb rrezik p\u00ebr Kosov\u00ebn. P\u00ebr Vu\u00e7iqin, Qeveria e Kurtit \u00ebsht\u00eb rrezik p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb samit jav\u00ebn e kaluar, p\u00ebr nder t\u00eb 25-vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, Kurti tha se Qeveria e tij nuk e ka\u00a0asnj\u00eb problem\u00a0me serb\u00ebt e vendit.<\/p>\n<p>\u201cProblemin e kemi me Beogradin, i cili nuk u distancua as nga Millosheviqi i s\u00eb kaluar\u00ebs e as nga Putini i s\u00eb tashmes\u201d, tha Kurti duke iu referuar ish-presidentit jugosllav dhe presidentit aktual rus.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm tri dit\u00eb para ngjarjes ku foli Kurti, Qeveria e Serbis\u00eb dhe ajo e Republik\u00ebs S\u00ebrpska n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb miratuan nj\u00eb\u00a0deklarat\u00eb\u00a0t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, e cila, mes tjerash, Kosov\u00ebn e trajton si \u201cpjes\u00eb t\u00eb patjet\u00ebrsueshme t\u00eb Serbis\u00eb\u201d. Formulimin e till\u00eb, Serbia vazhdon ta ket\u00eb edhe n\u00eb Kushtetut\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr faktit se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur prej saj qysh n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb iu drejtua edhe Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, edhe Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u2019i pyetur se nga \u00e7ka ose prej kujt varet paqja e q\u00ebndrueshme mes dy vendeve, por asnj\u00ebri prej institucioneve nuk u p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p>Aidan Hehir, nga Universiteti Westminster n\u00eb Lond\u00ebr, thot\u00eb se problemi q\u00ebndron te Serbia. Duke folur p\u00ebr programin\u00a0Expose\u00a0t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, ai thot\u00eb se ky vend, prej vitesh, udh\u00ebhiqet nga nacionalist\u00eb t\u00eb linj\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit n\u00eb vitet \u201990 dhe nuk duan paqe \u2013 p\u00ebrkrahin, sipas tij, iden\u00eb e krijimit t\u00eb \u2018Serbis\u00eb s\u00eb madhe\u2019.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e pamundur p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje me nj\u00eb vend q\u00eb nuk e pranon t\u00eb drejt\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb ekzistuar, q\u00eb vazhdon t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e saj t\u00eb brendshme dhe q\u00eb ndez trazira t\u00eb dhunshme brenda territorit t\u00eb saj. Pra, faji \u00ebsht\u00eb te Serbia, jo te Kosova. Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur. Nuk e k\u00ebrc\u00ebnon ask\u00ebnd, nuk do t\u00eb pushtoj\u00eb ask\u00ebnd dhe nuk do t\u00eb marr\u00eb tok\u00ebn e askujt\u201d, thot\u00eb Hehir.<\/p>\n<p>Dimitar Bechev, nga Universiteti i Oksfordit, pajtohet se Vu\u00e7iq nuk ka gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar gj\u00ebrat p\u00ebrpara, por thot\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb e ndan edhe Kurti.<\/p>\n<p>Vendimet e Qeveris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb instaluar kryetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri, apo p\u00ebr t\u00eb ndaluar p\u00ebrdorimin e dinarit serb n\u00eb Kosov\u00eb, nuk i kontribuojn\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemit, thot\u00eb Bechev.<\/p>\n<p>\u201cDhe, un\u00eb nuk mendoj se ka presion kohor p\u00ebr zgjidhje. Sepse, p\u00ebr aq koh\u00eb sa ka tensione, Vu\u00e7iq ka rr\u00ebfime t\u00eb mira p\u00ebr t\u2019iu th\u00ebn\u00eb zgjedh\u00ebsve t\u00eb tij\u2026 se ai po ngrihet p\u00ebr serb\u00ebt, se ai po i mbron interesat e Serbis\u00eb etj. Ngjash\u00ebm, edhe Albin Kurti luan me zgjedh\u00ebsit e tij, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb shum\u00eb nacionalist\u00eb\u201d, thot\u00eb Bechev p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo status quo, sipas tij, mund t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb pacaktuar dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ia hedh edhe BE-s\u00eb p\u00ebr, si\u00e7 thot\u00eb, \u201cofertat abstrakte\u201d p\u00ebr integrimin e dy vendeve n\u00eb radh\u00ebt e veta.<\/p>\n<p>Ai shton se BE-ja duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb strategjin\u00eb e \u201ckarot\u00ebs dhe shkopit\u201d me to \u2013 t\u2019iu ofroj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb gj\u00ebje.<\/p>\n<p>BE-ja e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb si p\u00ebr Kosov\u00ebn, ashtu edhe p\u00ebr Serbin\u00eb se integrimi i tyre n\u00eb familjen evropiane do t\u00eb varet nga normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Ajo, vazhdimisht, u p\u00ebr\u00e7on mesazhe pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zbatuar marr\u00ebveshjet e arritura.<\/p>\n<p>Por, Bechev pret q\u00eb v\u00ebmendja e BE-s\u00eb tani, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb zgjedhjes s\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb saj t\u00eb rinj, t\u00eb mos jet\u00eb as te Kosova, as te Serbia. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai thot\u00eb se dinamikat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00ebse n\u00eb zgjedhjet presidenciale n\u00eb SHBA zgjidhet Donald Trump, i cili n\u00eb mandatin e par\u00eb ka anuar nga zgjidhjet m\u00eb t\u00eb shpejta dhe m\u00eb t\u00eb prera.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Trump i fiton zgjedhjet, politika mund t\u00eb zhvendoset te gjetja e nj\u00eb zgjidhjeje me ndarjen [e Kosov\u00ebs]. Edhe k\u00ebto zhvillime pastaj do ta zgjasnin problemin\u201d, thot\u00eb Bechev.<\/p>\n<p>Ndarja apo\u00a0korrigjimi i kufijve\u00a0\u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur si opsion n\u00eb vitin 2018 edhe nga vet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Hashim Tha\u00e7i dhe Aleksandar Vu\u00e7iq, por ideja \u00ebsht\u00eb heshtur, pas kund\u00ebrshtimeve q\u00eb ka hasur n\u00eb t\u00eb dyja vendet.<\/p>\n<p>Hehir, nga Univeristeti Westminister, thot\u00eb se n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb Ballkan, ajo duhet t\u00eb vij\u00eb nga qeveri q\u00eb pranojn\u00eb se kufijt\u00eb aktual\u00eb nuk mund t\u00eb ndryshohen.<\/p>\n<p>Hehir thot\u00eb se Per\u00ebndimi duhet t\u2019i trajtoj\u00eb Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb si shtete t\u00eb barabarta dhe n\u00ebse do zgjidhje mes tyre, trysnin\u00eb ta p\u00ebrqendroj\u00eb te Serbia, e cila, me mb\u00ebshtetjen e Rusis\u00eb, ka m\u00eb shum\u00eb leva n\u00eb duar p\u00ebr t\u00eb manipuluar.<\/p>\n<p>\u201cSerbia \u00ebsht\u00eb e rrethuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, andaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ndjeshme ndaj sanksioneve per\u00ebndimore. Per\u00ebndimi mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj Serbis\u00eb dhe t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb asaj jo domosdoshm\u00ebrisht ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn, por s\u00eb paku ta ndaloj\u00eb nd\u00ebrhyrjen n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb saj dhe ta lejoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pra, Per\u00ebndimi mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, thot\u00eb Hehir.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt q\u00eb, sipas Bechevit, \u201cjan\u00eb gjithmon\u00eb peng i situatave t\u00eb tilla pezull, ose shnd\u00ebrrohen n\u00eb top futbolli mes dy qeverive\u201d, jan\u00eb optimist\u00eb t\u00eb rezervuar p\u00ebr paqen e q\u00ebndrueshme me vendin e tjetrit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb, personalisht, besoj se po [mund t\u00eb ket\u00eb paqe] por do t\u00eb duhet nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb. Un\u00eb si gjenerat\u00eb e re, edhe pse nuk e kam p\u00ebrjetuar luft\u00ebn, jam rritur me frym\u00ebn e urrejtjes ndaj Serbis\u00eb, dhe besoj se duhet koh\u00eb\u201d, thot\u00eb Gentiana Fejza, n\u00eb fillimin e t\u00eb 20-tave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebqytetari i saj nga Prishtina, Orhan Avdiu, thot\u00eb se \u201cme k\u00ebt\u00eb regjim n\u00eb Serbi, nuk mund t\u00eb arrihet paqe\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb klas\u00eb politike nga koha e Millosheviqit. N\u00eb pushtet jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tij dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb kaloj\u00eb koh\u00eb. Serbia ka qasje shum\u00eb dekonstruktive dhe do t\u00eb duhet koh\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb\u201d, thot\u00eb Majlinda Ferati.<\/p>\n<p>N\u00eb Beograd, nj\u00eb qytetare q\u00eb deshi t\u00eb identifikohej vet\u00ebm me emrin e saj Jellena, thot\u00eb se nuk beson n\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKonflikti ka histori t\u00eb gjat\u00eb. Ka edhe shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb nacionalist\u00eb. Nacionalizmi k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm se gjith\u00e7ka\u201d, sipas saj.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje e v\u00ebshtir\u00eb. Shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb vrar\u00eb dhe tani familjar\u00ebt e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta shtrijn\u00eb dor\u00ebn. Duhet shikuar gj\u00ebrat pozitive, por politika helmon gjith\u00e7ka, n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt\u201d, thot\u00eb Ivo Beserovac.<\/p>\n<p>Stefan Vukashinoviq mendon se \u201cvaret nga gjeneratat\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb t\u00eb reja q\u00eb jan\u00eb, sa m\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb internet, e shohin q\u00eb mund t\u00eb arrihet paqe\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Se kur do t\u00eb mund t\u00eb shihen udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb s\u00ebrish n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve \u2013 s\u00eb paku p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb arritur paqe \u2013 nuk dihet.<\/p>\n<p>Gjasat jan\u00eb t\u00eb vogla gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, derisa t\u00eb zgjidhen pasardh\u00ebsit e nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve aktual\u00eb.<\/p>\n<p>SHBA-ja\u00a0dhe\u00a0Gjermania\u00a0p\u00ebrs\u00ebrisin se dy vendet duhet t\u00eb shkojn\u00eb drejt njohjes reciproke.<\/p>\n<p>Me fjal\u00ebt e ambasadorit amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey Hovenier \u2013 \u201casgj\u00eb m\u00eb pak nuk e p\u00ebrmbush vizionin e nj\u00eb Evrope t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb begatshme dhe n\u00eb paqe\u201d.\/REL<\/p>\n<ul class=\"op-related-articles\" title=\"Lajme\">\n<li><a href=\"https:\/\/gazetablic.com\/vendosja-e-armeve-berthamore-ne-gjendje-gatishmerie-softa-hera-e-pare-qe-permendet-ky-togfjalesh-nga-nato-ja\/\"><\/a><\/li>\n<li><a href=\"https:\/\/gazetablic.com\/dreshaj-asnje-shtepi-nuk-mund-te-mbahet-pa-miq-e-le-me-nje-shtet-u-prishem-me-ameriken-evropen-e-me-nato-n-ku-do-te-kerkojme-miq\/\"><\/a><\/li>\n<li><a href=\"https:\/\/gazetablic.com\/kush-e-pengon-paqen-e-qendrueshme-mes-kosoves-e-serbise\/\"><\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/gazetablic.com\/kush-e-pengon-paqen-e-qendrueshme-mes-kosoves-e-serbise\/\">Kush e pengon paqen e q\u00ebndrueshme mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb?<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/gazetablic.com\/\">GazetaBlic<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ishte prilli i vitit 2013 kur Bashkimi Evropian b\u00ebri t\u00eb ditur se Kosova dhe Serbia kan\u00eb arritur \u201cmarr\u00ebveshje historike\u201d p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Marr\u00ebveshja \u2013 e para e atij lloji mes tyre q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs m\u00eb 1999 \u2013 u n\u00ebnshkrua nga kryeministrat e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb dy vendeve, Hashim Tha\u00e7i dhe Ivica Da\u00e7iq. \u201cKy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4978,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4977","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4977"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4977\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4978"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}