{"id":5410,"date":"2024-06-24T19:20:21","date_gmt":"2024-06-24T19:20:21","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/06\/24\/agim-doci-poeti-nga-shqiperia-qe-e-deshi-si-askush-tjeter-kosoven\/"},"modified":"2024-06-24T19:20:21","modified_gmt":"2024-06-24T19:20:21","slug":"agim-doci-poeti-nga-shqiperia-qe-e-deshi-si-askush-tjeter-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/06\/24\/agim-doci-poeti-nga-shqiperia-qe-e-deshi-si-askush-tjeter-kosoven\/","title":{"rendered":"Agim Do\u00e7i, poeti nga Shqip\u00ebria q\u00eb e deshi si askush tjet\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 76-vje\u00e7are poeti i njohur i letrave shqipe, Agim Do\u00e7i, pas komplikimeve q\u00eb kaloi si pasoj\u00eb e nj\u00eb hemorragjie cerebrale q\u00eb p\u00ebsoi dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjendja e Do\u00e7it kishte qen\u00eb kritike dhe ai nuk ka mundur t\u2019i mbijetoj\u00eb k\u00ebsaj goditjeje, pavar\u00ebsisht se ka marr\u00eb trajtim t\u00eb specializuar n\u00eb Sh\u00ebrbimin Neurovaskular n\u00eb QSUT.<\/p>\n<p>Lajmi p\u00ebr vdekjen e Do\u00e7it i ka prekur thell\u00ebsisht, dashamir\u00ebsit e artit, familjar\u00ebt e poetit, por edhe miqt\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Mes tyre, edhe afaristin e njohur kosovar, Remzi Ejupin.<\/p>\n<div class=\"iframe-container\">\n<p><a href=\"https:\/\/track.adform.net\/C\/?bn=73199340;C=0\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/track.adform.net\/adfserve\/?bn=73199340;srctype=4;ord=%5Btimestamp%5D\" border=\"0\" width=\"300\" height=\"250\" alt=\"\"><\/p>\n<p><\/a><\/p><\/div>\n<p>Ky i fundit n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Albanian Post, tregoi se nuk e priste fare q\u00eb poeti t\u00eb ndahej nga jeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, derisa zbuloi se kishte komunikuar me t\u00eb ve\u00e7 tre dit\u00eb para se Do\u00e7i t\u2019i mbyllte syt\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLajmi ishte tep\u00ebr i trisht\u00eb, sepse pav\u00ebr\u00ebsisht mosh\u00ebs e ligjeve t\u00eb natyr\u00ebs, un\u00eb s\u2019e prisja ndarjen e tij nga kjo bot\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur para tre dit\u00ebsh biseduam gjer\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebrmes telefonit\u201d, thot\u00eb Ejupi.<\/p>\n<p>\u201cAi k\u00ebrkonte bilet\u00eb p\u00ebr Dyzeldorf, dhe po p\u00ebrpiqesha t\u2019ia gjej lidhjen nga Tirana, sepse kompania ime ka fluturime vet\u00ebm nga Prishtina \u2013 dhe ai ishte fare mir\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr ankesave t\u00eb viteve! Sinqerisht u trishtova\u201d, shton Ejupi.<\/p>\n<p>Afaristi rr\u00ebfeu edhe njoftimin e par\u00eb, thurjen e miq\u00ebsis\u00eb si dhe pak nga vazhdim\u00ebsia e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, Ejupi \u2013 Do\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cMe Agimin me lidhi vargu i k\u00ebng\u00ebs, pra puna me vargun! Alfred Ka\u00e7inari me takoi me Do\u00e7in, sepse po interesohesha p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebng\u00eb, p\u00ebr Lejl\u00ebn, vajz\u00ebn time, dhe ai si artist i palodhur q\u00eb ishte, me shum\u00eb dashuri e thuri k\u00ebng\u00ebn \u2018Babi,babi, pse brengos\u00ebsh\u2019 dhe q\u00eb at\u00eb korrik t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb vitit 1997, u b\u00ebm\u00eb miq t\u00eb pandash\u00ebm\u201d, rr\u00ebfen Ejupi.<\/p>\n<p>\u201cPuna me artin kulmoi pik\u00ebrisht me koncertin \u2018Kosova djep lirie\u2019, t\u00eb cilin e organizova gjithandej Evrop\u00ebs, ku Agimi ishte skenarist i atij homazhi dhe i p\u00ebrzgjodhi k\u00ebng\u00ebt me tekstet e veta p\u00ebr Manjol\u00ebn, Kastriotin, Lejdin\u00ebn, Arifin dhe bashk\u00ebpunoi ngusht\u00eb me Mondin, \u00c7unin, Ilirin e Mirushin dhe thuaja se kurr\u00eb s\u2019u ndalem s\u00eb punuari rreth senzibilizimit t\u00eb djelmoshave n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare! K\u00ebt\u00eb ma s\u2019miri e dokumentoi Besfort Hasani n\u00eb filmin \u2018Homazh p\u00ebr Kodov\u00ebn\u2019 kushtuar atij aktiviteti t\u00eb atyre 10 artist\u00ebve n\u00eb vitin 1998-99\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Bised\u00eb me t\u00eb ndjerin Do\u00e7i, Ejupi kishte pasur s\u00ebrish para pak dit\u00ebsh \u2013 e para pak jav\u00ebsh, edhe takim fizik.<\/p>\n<p>\u201cKam biseduar 4 dit\u00eb para ikjes s\u00eb tij nga kjo bot\u00eb. Me duket se u lajm\u00ebru nga Pogradeci. Nuk di \u00e7ka e lidhte me \u201cliqenin poetik\u201d t\u00eb Lazgushit q\u00eb e kishte p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr sosjen e viteve t\u00eb mbetura. Ai ishte mirditor dhe prisja ta nd\u00ebrtonte nj\u00eb kull\u00eb guri dhe atje t\u2019ia thoshte vargut; \u2013 perl\u00ebs q\u00eb rrall\u00eb kush e shkroi si ai\u201d, thot\u00eb afaristi tutje.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa fizikisht jemi takuar para nj\u00eb muaji n\u00eb Tiran\u00eb, dhe si zakonisht ai e citonte Fisht\u00ebn, sepse si duket ai kishte qen\u00eb inspirimi i tij jet\u00ebsor\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Ejupin e pyet\u00ebm edhe mbi ndikimin dhe impaktin q\u00eb kishte Do\u00e7i n\u00eb zhvillimin e artit dhe kultur\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 ai thot\u00eb se \u201cnuk ekziston dikush nga Shqip\u00ebria, q\u00eb e ka dashur m\u00eb shum\u00eb Kosov\u00ebn\u201d, sesa poeti i ndjer\u00eb, t\u00eb cilin ai e th\u00ebrret me nofk\u00ebn \u2013 Gimi.<\/p>\n<p>Afaristi i shquar nuk i kurseu kritikat p\u00ebr institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb raport me Do\u00e7in.<\/p>\n<p>\u201cDo\u00e7i ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn e Kosov\u00ebs, kuptohet, p\u00ebr mes vargut patriotik dhe nuk gjendet edhe nj\u00eb tjet\u00ebr ta ket\u00eb dashur Kosov\u00ebn me aq shpirt si\u00e7 e donte Gimi! Ai ishte m\u00eb shum\u00eb kosovar se sa mirditor dhe kosovar\u00ebt e kan\u00eb \u00e7muar tej mase\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cDashuri t\u00eb pafundme i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kosovar\u00ebt edhe pse institucionet shtet\u00ebrore pak e hi\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb! E them k\u00ebt\u00eb sepse krijuesve, (artist\u00ebve) t\u00eb till\u00eb, Kosova dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb duhej t\u2019i jepnin nj\u00eb pension dinitoz, nacional, q\u00eb t\u00eb jetonte pa brengat financiare\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, k\u00ebng\u00ebtarja Leonora Jakupi, n\u00eb nj\u00eb prononcim t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr ne, e cil\u00ebsoi Do\u00e7in si \u201ct\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE kemi humbur nj\u00eb nj\u00ebri q\u00eb nuk z\u00ebvend\u00ebsohet, ka qen\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do aspekt\u201d, tha Jakupi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb mediat sociale, artistja kosovare publikoi nj\u00eb imazh t\u00eb poetit Do\u00e7i, teksa mbishkroi \u201cLamtumir\u00eb mjesht\u00ebr i fjal\u00ebs, mjesht\u00ebr i poezis\u00eb! Ti dhe veprat dua do mbeten t\u00eb pavdekshme\u201d.<\/p>\n<p>Agim Do\u00e7i kishte shkruar nj\u00eb prej k\u00ebng\u00ebve m\u00eb ikonike t\u00eb repertuarit t\u00eb Leonora Jakupit \u2013 \u201cA vritet pafaj\u00ebsia\u201d \u2013 k\u00ebnga q\u00eb b\u00ebri jehon\u00eb gjithandej, me tekst t\u00eb frym\u00ebzuar nga lufta e fundit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kjo s\u2019ishte e vetmja, sigurisht \u2013 mes k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb Leonor\u00ebs, edhe \u201cZgjohuni shqiptar\u00eb\u201d ishte nj\u00eb nga perlat e Jakupit e shkruar pik\u00ebrisht nga Do\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndjerin Do\u00e7i, shkroi edhe k\u00ebng\u00ebtarja e muzik\u00ebs komerciale, Dafina Zeqiri.<\/p>\n<p>Duke ndar\u00eb nj\u00eb imazh t\u00eb poetit q\u00eb u nda nga jeta, Zeqiri zbuloi p\u00ebr ndjek\u00ebsit, se Do\u00e7i ia kishte shkruar k\u00ebng\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb t\u00eb destinuar p\u00ebr tregun shqiptar t\u00eb muzik\u00ebs \u2013 \u201cHarrimi i dashuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cU prehsh n\u00eb paqe, teksti i k\u00ebng\u00ebs sime t\u00eb par\u00eb shqipe \u2018Harrimi i dashuris\u00eb\u2019, e punuar nga ti, do t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb nj\u00eb nga projektet e mia favorite\u201d, shkroi Zeqiri mes tjerash.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Do\u00e7i lindi m\u00eb 9 maj t\u00eb vitit 1948. Ishte nj\u00eb poet dhe autor k\u00ebng\u00ebsh shum\u00eb i njohur shqiptar.<\/p>\n<p>Ai ishte arsimuar n\u00eb Shkod\u00ebr deri n\u00eb gjimnaz dhe ka vazhduar m\u00eb pas studimet e larta n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb Fakultetin e Inxhinieris\u00eb Elektrike.<\/p>\n<p>Ka punuar si inxhinier n\u00eb Montimet Industriale, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb objekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si fabrika \u00e7imentosh, Metalurgjik, Superfosfat La\u00e7 e Poligrafik Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit t\u00eb \u201980 ka punuar pran\u00eb Kombinatit t\u00eb Drurit \u201cMisto Mame\u201d si kryeinxhinier p\u00ebr energjin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1989 ishte d\u00ebnuar duke u caktuar t\u00eb punoj\u00eb me tre turne n\u00eb fabrik\u00ebn e let\u00ebr-kartonit. Teksa, m\u00eb pas, u p\u00ebrfshi n\u00eb l\u00ebvizjet e dhjetorit t\u00eb vitit 1990.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb autor i shum\u00eb teksteve t\u00eb k\u00ebng\u00ebve shqiptare, fituesi i mbi 50 \u00e7mimeve, nd\u00ebr to dhe dy her\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues me tekstet e tij n\u00eb Festivalin Evropian t\u00eb K\u00ebng\u00ebs \u201cEurovision Song Contest\u201d.<\/p>\n<p>Ve\u00e7ohet bashk\u00ebpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali n\u00eb shum\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb festivaleve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me mbi 100 k\u00ebng\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb p\u00ebrmenden k\u00ebnge shum\u00eb t\u00eb njohura si \u201cMarrshi i U\u00c7K-s\u00eb\u201ddhe \u201cA vritet pafaj\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Ka botuar disa libra me poezi si \u201cHajde dru me pre\u201d, \u201cRr\u00ebzuar mbi vetmin\u00eb\u201d e \u201cRituali i kryq\u00ebzimit\u201d.<\/p>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/agim-doci-poeti-nga-shqiperia-qe-e-deshi-si-askush-tjeter-kosoven\/\">Agim Do\u00e7i, poeti nga Shqip\u00ebria q\u00eb e deshi si askush tjet\u00ebr Kosov\u00ebn<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 76-vje\u00e7are poeti i njohur i letrave shqipe, Agim Do\u00e7i, pas komplikimeve q\u00eb kaloi si pasoj\u00eb e nj\u00eb hemorragjie cerebrale q\u00eb p\u00ebsoi dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Gjendja e Do\u00e7it kishte qen\u00eb kritike dhe ai nuk ka mundur t\u2019i mbijetoj\u00eb k\u00ebsaj goditjeje, pavar\u00ebsisht se ka marr\u00eb trajtim t\u00eb specializuar n\u00eb Sh\u00ebrbimin Neurovaskular [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5411,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5410","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5410"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5410\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5411"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}