{"id":5624,"date":"2024-06-29T21:18:57","date_gmt":"2024-06-29T21:18:57","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/06\/29\/drejtori-i-le-monde-pasiguria-e-zgjedhjeve-ne-france-eshte-faji-i-macron-it\/"},"modified":"2024-06-29T21:18:57","modified_gmt":"2024-06-29T21:18:57","slug":"drejtori-i-le-monde-pasiguria-e-zgjedhjeve-ne-france-eshte-faji-i-macron-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/06\/29\/drejtori-i-le-monde-pasiguria-e-zgjedhjeve-ne-france-eshte-faji-i-macron-it\/","title":{"rendered":"Drejtori i Le Monde: \u201cPasiguria e zgjedhjeve n\u00eb Franc\u00eb \u00ebsht\u00eb faji i Macron-it\u201d"},"content":{"rendered":"<p>\u201cFranca po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb politike t\u00eb paprecedent\u00eb, askush nuk e di se si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb, ndoshta as Emmanuel Macron nuk e di\u201d, v\u00ebren J\u00e9r\u00f4me Fenoglio, 58 vje\u00e7, pa lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me shkrimtarin, por me origjin\u00eb t\u00eb larg\u00ebt italiane n\u00eb Cortemiglia, n\u00eb Langhe.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2015, Fenoglio \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Le Monde t\u00eb cil\u00ebn e ka rikthyer n\u00eb sukses, me mbi 600 mij\u00eb t\u00eb abonuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i kriz\u00ebs e cila u hap me vendimin p\u00ebr shpalljen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme legjislative, gazeta e mbr\u00ebmjes ka botuar analiza t\u00eb thelluara t\u00eb flukseve zgjedhore, scoops politik\u00eb \u2013 si historia e or\u00ebve n\u00eb Elysee q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e Assembl\u00e9e Nationale \u2013 dhe p\u00ebrs\u00ebriti linj\u00ebn e saj mbi vlerat q\u00eb mbart, duke nisur nj\u00eb apel p\u00ebr t\u00eb mos votuar p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme.<\/p>\n<p>Nuk e dim\u00eb se si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb hipoteza e nj\u00eb qeverie t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb kaq e mundshme n\u00eb Franc\u00eb. Si arrit\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb?<\/p>\n<div class=\"iframe-container\">\n<p><a href=\"https:\/\/track.adform.net\/C\/?bn=73199340;C=0\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/track.adform.net\/adfserve\/?bn=73199340;srctype=4;ord=%5Btimestamp%5D\" border=\"0\" width=\"300\" height=\"250\" alt=\"\"><\/p>\n<p><\/a><\/p>\n<div class=\"tchAdBlock smallAdBlock\">\n<div class=\"siteWidthContainer\">\n<!-- \/52408802\/TCH_HOME_0 --><\/p>\n<div class=\"innerAdBlock\" pathname=\"https:\/\/albanianpost.com\/52408802\/TCH_HOME_0\" definedsizes=\"[[1250, 200], [1250, 100], [1250, 90], [300, 250], [728, 90], [970, 90], [970, 200], [970, 100], [300, 80]]\" mapping=\"desktop\" data-google-query-id=\"COK53pSI_oYDFU2Q_Qcdb3ILPw\">\n<div><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"clearfix\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"clearfix\"><\/div>\n<\/div><\/div>\n<p>\u201cNdoshta \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb iluzion optik nga jasht\u00eb, i cili na pengoi t\u00eb shohim di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb k\u00ebtu. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb themi d\u00e9gagisme, nj\u00eb shtys\u00eb shum\u00eb e fuqishme elektorale n\u00eb Franc\u00eb: d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb larguar ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb provuar gjithmon\u00eb dik\u00eb t\u00eb ri. Ajo q\u00eb favorizon sot Jordan Bardella \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e lejoi Macron t\u00eb zgjidhej n\u00eb 2017: nj\u00eb fytyr\u00eb e re, d\u00ebshira p\u00ebr rinovim. D\u00e9gagisme vazhdon t\u00eb prodhoj\u00eb trazira pa e ditur se ku do t\u00eb na \u00e7oj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Macron erdhi n\u00eb Presidenc\u00eb duke premtuar se do t\u00eb mundte populist\u00ebt dhe n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Rassemblement National (RN) merr nj\u00eb shumic\u00eb absolute, mendoj se kreu i shtetit nuk do t\u00eb ket\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb pranoj\u00eb se ka d\u00ebshtuar. Ai ka qen\u00eb n\u00eb Elysee p\u00ebr shtat\u00eb vjet, nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendin. Kishte shum\u00eb fjalime, shum\u00eb premtime, por pak veprime dhe pak d\u00ebgjim t\u00eb asaj q\u00eb Franc\u00ebs i duhej v\u00ebrtet. Macron nuk u shqet\u00ebsua p\u00ebr shkaqet rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb votimit p\u00ebr RN. Sot kemi pothuajse t\u00eb gjith\u00eb Franc\u00ebn rurale q\u00eb zgjedh t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike, fakti q\u00eb njer\u00ebzit ndihen t\u00eb p\u00ebrbuzur nga nj\u00eb elit\u00eb pariziane. Ky ishte tashm\u00eb kuptimi i protest\u00ebs s\u00eb jelek\u00ebve t\u00eb verdh\u00eb. Tani mesazhi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar, me p\u00ebrjashtim t\u00eb disa qyteteve t\u00eb m\u00ebdha. Vota thot\u00eb: na ke harruar\u201d.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb i vetmi kreu i shtetit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb faji i tij, padyshim. Ka tendenca q\u00eb tashm\u00eb ekzistonin dhe q\u00eb ai nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i p\u00ebrmbaj\u00eb. Dhe Macron sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zhytjen morale q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn franceze, e cila ka ndjekur agjend\u00ebn e Le Pen prej vitesh. Ishte gjithashtu e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikohej se do t\u00eb kishte nj\u00eb grup t\u00eb t\u00ebr\u00eb mediatik, si ai n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Vincent Bollor\u00e9, i angazhuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur iden\u00eb se t\u00eb huajt jan\u00eb shkaku kryesor i t\u00eb gjitha problemeve t\u00eb Franc\u00ebs, duke krijuar nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr idet\u00eb e s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme\u201d.<\/p>\n<p>A mund ta p\u00ebrballoj\u00eb tronditjen Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Pest\u00eb e imagjinuar nga De Gol?<\/p>\n<p>\u201cIshte projektuar p\u00ebr t\u2019i rezistuar nj\u00eb alternimi normal midis partive, por jo asaj q\u00eb duket se po afrohet. Skenari i par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat n\u00eb t\u00eb cilin nuk ka shumic\u00eb absolute, me rrezikun e mosqeverisjes. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk e kemi p\u00ebrjetuar kurr\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Pest\u00eb. Ju, n\u00eb Itali, dini si t\u2019i menaxhoni k\u00ebto situata, por sistemi aktual francez \u00ebsht\u00eb krijuar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodh\u00eb kurr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb korrigjuar t\u00eb metat e regjimit parlamentar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kat\u00ebrt. Skenari tjet\u00ebr, gjithashtu krejt\u00ebsisht i ri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb absolute p\u00ebr RN, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nj\u00eb qeveri bashk\u00ebjetese me nj\u00eb parti q\u00eb ne n\u00eb Le Monde e konsiderojm\u00eb jasht\u00eb spektrit republikan\u201d.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse RN do t\u00eb vinte n\u00eb pushtet me zgjedhje, do t\u00eb vazhdoni ta p\u00ebrkufizoni at\u00eb si t\u00eb djatht\u00eb ekstreme?<\/p>\n<p>\u201cB\u00ebrthama ideologjike e RN mbetet e nj\u00ebjt\u00eb. \u00cbsht\u00eb e djathta ekstreme, sepse diskriminon dhe refuzon njer\u00ebzit me origjin\u00eb t\u00eb huaj, cakton koka turku dhe ka nj\u00eb vizion jasht\u00ebzakonisht nacionalist, n\u00eb kuptimin maurrasian t\u00eb termit (referim Charles Mauras). Dhe ajo ka nj\u00eb vizion t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr Evrop\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj armiqve tan\u00eb si Rusia\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, nj\u00eb editorial i famsh\u00ebm kund\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebs ekstreme, i shkruar n\u00eb 1999 nga Philippe Sollers n\u00eb Le Monde, citohet shpesh: Le retour de la France moisie. Kthimi i Franc\u00ebs s\u00eb kalbur.<\/p>\n<p>\u201cProblemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb vitin 1999 vota p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme ishte ende nj\u00eb realitet i pakic\u00ebs. Tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebrkufizimi i Sollers. Do t\u00eb ishte nj\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsim t\u00eb thuash se t\u00eb gjith\u00eb francez\u00ebt q\u00eb votojn\u00eb RN jan\u00eb racist\u00eb. Ka shum\u00eb shkaqe sociale dhe ekonomike q\u00eb duhen adresuar\u201d.<\/p>\n<p>Mediat progresive shpesh akuzohen nga populist\u00ebt se mbulojn\u00eb problemet e krijuara nga emigracioni.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Le Monde nuk prit\u00ebm q\u00eb populist\u00ebt t\u00eb thoshin se n\u00eb Franc\u00eb kishte nj\u00eb skandal mbi getot urbane. Ne e kemi shkruar p\u00ebr 20 vjet. Nuk na duheshin populist\u00ebt q\u00eb t\u00eb thoshin se popullata t\u00eb t\u00ebra jan\u00eb t\u00eb grumbulluara n\u00eb disa zona t\u00eb pafavorizuara, pa sh\u00ebrbime publike, me pak akses n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, n\u00eb bot\u00ebn e pun\u00ebs. Nuk na duhen populist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sot ka nj\u00eb emergjenc\u00eb, q\u00eb krijon nj\u00eb ndjenj\u00eb pasigurie krejt\u00ebsisht t\u00eb justifikuar dhe q\u00eb quhet drog\u00eb. Ne i kemi kushtuar nj\u00eb seri t\u00eb gjat\u00eb raportimesh krimit t\u00eb lidhur me trafikun e drog\u00ebs. Problemi \u00ebsht\u00eb se populist\u00ebt, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e djathta ekstreme, na thon\u00eb se p\u00ebr t\u00eb gjitha fajin e kan\u00eb t\u00eb huajt. Nuk eshte e vertete\u201d.<\/p>\n<p>Me sistemin me dy raunde, francez\u00ebt ndoshta do t\u00eb duhet t\u00eb zgjedhin midis kandidat\u00ebve t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebve nga koalicioni i krahut t\u00eb majt\u00eb, Nouveau Front Populaire. A \u00ebsht\u00eb rreziku p\u00ebr demokracin\u00eb franceze i nj\u00ebjt\u00eb, si\u00e7 p\u00ebrs\u00ebrisin disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs aktuale?<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb thell\u00ebsisht e gabuar t\u2019i vendos\u00ebsh n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel. E djathta ekstreme p\u00ebrhap ide q\u00eb jan\u00eb moralisht t\u00eb papranueshme p\u00ebr humanist\u00ebt. Fronti i Ri Popullor ka nj\u00eb program t\u00eb majt\u00eb, po aq radikal sa ai i vitit 1981, por p\u00ebrmban horizontin e socialdemokracis\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ne nuk duhet t\u00eb jemi vigjilent\u00eb p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb caktuar sektare, antidemokratike q\u00eb ekziston brenda France Insoumise t\u00eb Jean-Luc M\u00e9lenchon. Por \u00ebsht\u00eb e gabuar t\u00eb thuhet se koalicioni i s\u00eb majt\u00ebs \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme. Nuk ka ekuivalenc\u00eb n\u00eb vot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet evropiane ju keni shkruar nj\u00eb editorial duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb brez mbrojt\u00ebs kund\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebs ekstreme. Do ta b\u00ebni s\u00ebrish tani?<\/p>\n<p>\u201cLe Monde u themelua n\u00eb vitin 1944, pra 80 vjet m\u00eb par\u00eb. Historia jon\u00eb u nd\u00ebrtua pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr nacionalizmit apo gjith\u00e7kaje q\u00eb \u00e7oi n\u00eb fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb pam\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb. Rreziku kryesor sot \u00ebsht\u00eb e djathta ekstreme, n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Donald Trump po i afrohet gradualisht nj\u00eb praktike fashiste t\u00eb pushtetit, me dhun\u00ebn e tij, munges\u00ebn e skrupujve, refuzimin e drejt\u00ebsis\u00eb institucionale. Debati politik po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb brutal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, gj\u00ebja themelore, t\u00eb cil\u00ebn ua kam p\u00ebrs\u00ebritur edhe gazetar\u00ebve t\u00eb mi, \u00ebsht\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe profesional. Tradita jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pasurojm\u00eb debatin publik duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah fakte dhe argumente. Ne duam t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e debatit publik. Ne konfirmojm\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb dhe nuk m\u00eb intereson n\u00ebse kritikohemi nga parti t\u00eb ndryshme, qoft\u00eb edhe nga mazhoranca aktuale q\u00eb do t\u00eb donte q\u00eb ne t\u00eb ishim pro qeveris\u00eb. Ne kemi nj\u00eb metod\u00eb gazetareske, duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb ta zbatojm\u00eb, pa e l\u00ebn\u00eb veten t\u00eb rr\u00ebmbehemi nga provokimet\u201d.<\/p>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/drejtori-i-le-monde-pasiguria-e-zgjedhjeve-ne-france-eshte-faji-i-macron-it\/\">Drejtori i Le Monde: \u201cPasiguria e zgjedhjeve n\u00eb Franc\u00eb \u00ebsht\u00eb faji i Macron-it\u201d<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cFranca po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb politike t\u00eb paprecedent\u00eb, askush nuk e di se si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb, ndoshta as Emmanuel Macron nuk e di\u201d, v\u00ebren J\u00e9r\u00f4me Fenoglio, 58 vje\u00e7, pa lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me shkrimtarin, por me origjin\u00eb t\u00eb larg\u00ebt italiane n\u00eb Cortemiglia, n\u00eb Langhe. Q\u00eb nga viti 2015, Fenoglio \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5625,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5624","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5624","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5624"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5624\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5625"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5624"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5624"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5624"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}