{"id":5962,"date":"2024-07-05T23:23:04","date_gmt":"2024-07-05T23:23:04","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/07\/05\/presidenca-sqaron-dekretimin-e-4-gushtit-per-zgjedhjet-ne-himare\/"},"modified":"2024-07-05T23:23:04","modified_gmt":"2024-07-05T23:23:04","slug":"presidenca-sqaron-dekretimin-e-4-gushtit-per-zgjedhjet-ne-himare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/07\/05\/presidenca-sqaron-dekretimin-e-4-gushtit-per-zgjedhjet-ne-himare\/","title":{"rendered":"Presidenca sqaron dekretimin e 4 gushtit p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Himar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Presidenca shqiptare ka reaguar lidhur me caktimin e 4 gushtit si dat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme n\u00eb Himar\u00eb, duke arsyetuar se vendimi \u00ebsht\u00eb i detyruar brenda nj\u00eb afati kohor 48-or\u00ebsh n\u00eb rast vakance dhe mbi t\u00eb gjitha, me faktin se nuk e pengon Fredi Belerin t\u00eb ankimoj\u00eb vendimin e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, p\u00ebr ta shpallur t\u00eb pavlefsh\u00ebm mandatin e tij.<\/p>\n<p>Sipas shpjegimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb reagimi publik, Presidenti i Republikes caktoi dat\u00ebn e zgjedhjeve pasi u njoftua zyrtarisht p\u00ebr vakanc\u00ebn e krijuar. Presidenti i Republik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb organi q\u00eb konstaton vakanc\u00ebn, sikurse nuk merr n\u00eb shqyrtim procedur\u00ebn q\u00eb i ka paraprir\u00eb asaj dhe as \u00ebsht\u00eb instanc\u00eb e ankimit administrativ.<\/p>\n<p>Reagimi, vijon m\u00eb tej: Presidenti vihet n\u00eb l\u00ebvizje me njoftim. N\u00eb sistemin ligjor shqiptar ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb ligjore p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, n\u00eb rastin e vakancave n\u00eb qeverisjen vendore. Kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga e njoftimit nga K\u00ebshilli i Ministrave.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"jxlWYy6Rt3\">\n<p><a href=\"https:\/\/albanianpost.com\/begaj-dekreton-4-gushtin-per-zgjedhjet-ne-himare\/\">Begaj dekreton 4 gushtin p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Himar\u00eb<\/a><\/p>\n<div class=\"iframe-container\"><\/div>\n<\/blockquote>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen Presidenti ka n\u00eb dispozicion vet\u00ebm 48 or\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e pjesshme zhvillohen sipas nj\u00eb kalendari t\u00eb ngusht\u00eb ligjor. Afatet ligjore jan\u00eb detyruese.<\/p>\n<p>Procedura p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe procedura p\u00ebr ankimimin e akteve administrative jan\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja ligjore dhe bashk\u00ebjetojn\u00eb me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. N\u00eb rast se midis tyre krijohen p\u00ebrplasje, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb gjykata kompetente q\u00eb ka fuqin\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb p\u00ebrplasjen.<\/p>\n<p>Mjetet ligjore p\u00ebr mbrojtjen e interesave t\u00eb ligjshme nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, sipas kreut t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi, e ka quajtur nj\u00eb teat\u00ebr t\u00eb koordinuar dekretimin e 4 gushtit, si dat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme n\u00eb Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"1lbegFbxOZ\">\n<p><a href=\"https:\/\/albanianpost.com\/bardhi-e-quan-teater-dekretimin-e-4-gushtit-per-zgjedhjet-e-himares-nga-begaj\/\">Bardhi e quan \u201cteat\u00ebr\u201d dekretimin e 4 gushtit p\u00ebr zgjedhjet e Himar\u00ebs nga Begaj<\/a><\/p>\n<\/blockquote>\n<p>Bardhi, n\u00eb reagimin e tij shprehet se presidenti ka dekretuar zgjedhjet pa asnj\u00eb konsult\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb, \u201cdata e zgjedhjeve n\u00eb Himar\u00eb ishte nj\u00eb teat\u00ebr mes kryeministrit Edi Rama dhe gjeneralit t\u00eb kthyer n\u00eb ushtar\u201d, duke n\u00ebnkuptuar presidentin Begaj.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb turpi p\u00ebr Presidentin e Republik\u00ebs q\u00eb shkel hapur Kushtetut\u00ebn dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa nj\u00eb vendim t\u00eb ekzekutuesh\u00ebm ende p\u00ebr pavlefshm\u00ebri t\u00eb mandatit t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb zgjedhur t\u00eb Himar\u00ebs\u201d, shkruan Bardhi.<\/p>\n<p>Ai shton m\u00eb tej: Teatri i sot\u00ebm i koordinuar mes Edi Ram\u00ebs dhe nj\u00eb gjenerali t\u00eb b\u00ebr\u00eb ushtar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atentat ndaj shtetit ligjor, q\u00eb tregon asgj\u00ebsimin politik t\u00eb institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Vendimi i sot\u00ebm i KQZ nuk \u00ebsht\u00eb ende i ekzekutuesh\u00ebm pa kaluar afati i ankimit.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Begaj ka dekretuar 4 gushtin si dat\u00ebn kur do t\u00eb mbahen zgjedhjet e pjesshme n\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo, pasi mandati i kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb, Fredi Beleri, u shpall i pavlefsh\u00ebm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar s\u00eb fundmi me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr korrupsion aktiv n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, ishte K\u00ebshilli i Ministrave, ai i cili njoftoi Begajn p\u00ebr vakanc\u00ebn e krijuar dhe i k\u00ebrkoi kreut t\u00eb shtetit q\u00eb t\u00eb dekretonte nj\u00eb dat\u00eb zgjedhore.<\/p>\n<p>Begaj m\u00eb pas thirri n\u00eb konsult\u00eb Komisionerin Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, p\u00ebr t\u2019u informuar lidhur me kapacitetet dhe gatishm\u00ebrin\u00eb e institucionit menaxhues t\u00eb zgjedhjeve, p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki, brenda korniz\u00ebs kalendarike t\u00eb Kodit Zgjedhor.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj konsulte, presidenti dekretoi dat\u00ebn 4 gusht 2024 p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Bashkin\u00eb Himar\u00eb, si alternativa m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb pajton nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrgatitjen dhe zhvillimin e nj\u00eb fushate t\u00eb rregullt zgjedhore dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrgatitjen optimale t\u00eb administrat\u00ebs zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkes\u00ebn q\u00eb sjell sezoni turistik p\u00ebr bashkin\u00eb Himar\u00eb, si nj\u00ebsi bregdetare e qeverisjes vendore.<\/p>\n<h5><strong>KQZ shpall t\u00eb pavlefsh\u00ebm mandatin e Fredi Belerit<\/strong><\/h5>\n<p>Komisioneri shtet\u00ebror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpallur t\u00eb pavlefsh\u00ebm mandatin e Fredi Belerit si kryetar i Bashkis\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi n\u00eb kushtet e humbjes s\u00eb mandatit t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb, fredi Beleri dhe e shpallim t\u00eb pavlefsh\u00ebm k\u00ebt\u00eb mandat\u201d, tha Celibashi.<\/p>\n<p>Heqja e mandatit t\u00eb Fredi Belerit do t\u2019i jap\u00eb fund ng\u00ebr\u00e7it n\u00eb Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs, e cila prej m\u00eb shum\u00eb se 1 viti po drejtohet nga kryetar\u00eb t\u00eb komanduar.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb KQZ, Presidenti Bajram Begaj do t\u00eb shpall\u00eb dat\u00ebn e re t\u00eb zgjedhjeve. Kreu i shtetit sipas Kodit Zgjedhor menj\u00ebher\u00eb pas njoftimit duhet t\u00eb shpall\u00eb zgjedhjet e parakohshme jo m\u00eb par\u00eb se 30 dit\u00eb dhe jo m\u00eb von\u00eb se 45 dit\u00eb nga shpallja e vakanc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e KQZ se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb institucionet e tjera dhe vendimmarrja e KQZ nuk \u00ebsht\u00eb e kusht\u00ebzuar nga ajo q\u00eb b\u00ebjn\u00eb institucionet e tjera. Ligjit t\u00eb dekriminalizimit i n\u00ebnshtrohen m\u00eb shum\u00eb ata persona q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb. Jo vet\u00ebm p\u00ebr rastin e Belerit, por p\u00ebr k\u00ebdo rast t\u00eb ngjash\u00ebm kam keqardhjen q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij ligji t\u00eb humbasin mandatin apo funksionet publike, por n\u00eb fund t\u00eb fundit ky \u00ebsht\u00eb ligji. Nuk jam n\u00eb pozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb komentuar se si kemi ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, por situata kjo \u00ebsht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Beleri ndodhej n\u00eb seanc\u00eb, ku n\u00eb ambientet e KQZ-s\u00eb u shoq\u00ebrua nga forcat e policis\u00eb s\u00eb burgjeve nga burgu i Fierit.<\/p>\n<p>Beleri tha se ishte vullneti politik q\u00eb e lejoi t\u00eb vinte n\u00eb KQZ por i ndaloi betimin.<\/p>\n<p>I vet\u00ebdijsh\u00ebm se mandati i tij si kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs ka mbaruar\u00a0Beleri propozoi q\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ta zgjidh\u00eb\u00a0Gjykata\u00a0Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cTa q\u00eb vendos\u00ebn rr\u00ebmbimin e bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs e nuk duan q\u00eb himariot\u00ebt t\u00eb shprehen duhet t\u2019i lini t\u00eb pijn\u00eb got\u00ebn e helmit deri n\u00eb fund. Jam i qart\u00eb q\u00eb mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qart\u00eb arroganca e tyre q\u00eb ti b\u00ebjn\u00eb votimet n\u00eb gusht. Pse KQZ ti bashkohet k\u00ebsaj k\u00ebrkes\u00eb. Kam frik\u00eb se gjysma e bashkis\u00eb do t\u00eb ver\u00eb n\u00eb burg. Drejtoju Kushtetueses ta zgjidh\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Beleri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, avokatja e Belerit tha se \u00ebsht\u00eb procedur\u00eb e pavlefshme, pasi sipas saj KQZ se ka k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProcedura e ndjekur nga KQZ konfuze. Nuk ka qart\u00ebsi, jeni vendosur n\u00eb l\u00ebvizje kryesisht, apo nga nj\u00eb individ. Sipas projektvendimit rezulton te jet\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nga shtetasi Eugen Likaj. Nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ku banon, me \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie i drejtohet KQZ, mosha, s\u2019ka as kart\u00eb identiteti. Firmat e zgjedh\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ti drejtohet KQZ. Pr.vendimi s\u2019ka dispozita t\u00eb caktuara q\u00eb t\u00eb na jepet mund\u00ebsia t\u00eb kuptojm\u00eb. KQZ vendoset n\u00eb l\u00ebvizje nga nj\u00eb shtetas vet\u00ebm ne periudh\u00eb zgjedhore, nuk jemi\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Partis\u00eb Demokratike, Ivi Kaso thot\u00eb n\u00eb mbledhjen e KQZ se ky institucion nuk ka kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u2019ia hequr mandatin si kryebashkiak i zgjedhur i Himar\u00ebs. Kaso tha se kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patate e nxeht\u00eb q\u00eb mazhoranca k\u00ebrkon t\u2019ia kaloj\u00eb KQZ, por sipas tij duhet t\u00eb jet\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave q\u00eb ta shkarkoj\u00eb nga detyra nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Me Ironi, Kasi tha se k\u00ebrkonin q\u00eb t\u2019ia b\u00ebnin dhurat\u00eb Ram\u00ebs heqjen e mandatit t\u00eb Belerit p\u00ebr 60-vjetor.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb patate e nxeht\u00eb q\u00eb duan t\u2019ia kalojn\u00eb KQZ k\u00ebta t\u00eb PS e mos t\u00eb merren. Mazhoranca duhet t\u00eb v\u00ebr\u00eb fytyr\u00ebn q\u00eb pas vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Rama duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ta shkarkoj\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar. Mazhoranca s\u2019do ta b\u00ebj\u00eb, se kan\u00eb ngut t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhjet n\u00eb Himar\u00eb. Apo mazhoranca ka pasur ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u2019ia b\u00ebnin heqjen e mandatit dje Ram\u00ebs dhurat\u00eb p\u00ebr 60-vjetor. KQZ duhet t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebn ligjore\u201d, tha Kaso.<\/p>\n<p>Aktualisht Beleri ndodhet n\u00eb burg, i d\u00ebnuar me dy vite p\u00ebr korrupsion aktiv n\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq me 16 prill u zbardh vendimi i arsyetuar p\u00ebr d\u00ebnimin e kryebashkiakut t\u00eb zgjedhur t\u00eb Himar\u00ebs, Fredi Beleri, ku argumentohet se korrupsioni zgjedhor n\u00eb rastin e tij \u00ebsht\u00eb i faktuar.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e Belerit n\u00eb \u00e7\u00ebshtje pretendojn\u00eb se Arsen Rama, i infiltruari i Policis\u00eb, nuk ndodhej n\u00eb territorin e Himar\u00ebs, kur pretendohet se ka pasur takime me Fredi Belerin, takime gjat\u00eb t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb regjistruar audio dhe video, si dhe \u00ebsht\u00eb fotografuar.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Gjykata, n\u00eb vendimin e arsyetuar, e thekson se Rama ndodhej n\u00eb qytetin e Himar\u00ebs m\u00eb dat\u00eb 10-11-12 maj, kur jan\u00eb zhvilluar takimet me t\u00eb pandehurit Beleri dhe Kokaveshi dhe ndaj pretendimi i mbrojtjes nuk q\u00ebndron.<\/p>\n<p>\u201cReferuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tabulateve t\u00eb numrit n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb shtetasit Arsen Rama, rezulton se n\u00eb takimet e zhvilluara me t\u00eb pandehurit, p\u00ebrkat\u00ebsisht me dat\u00ebn 10 maj 2023 ora 08:40 deri n\u00eb or\u00ebn 08:48, ora 20:20 deri n\u00eb or\u00ebn 20:24 shtetasi Arsen Rama rezulton i loguar n\u00eb territorin e Himar\u00ebs dhe jo n\u00eb ndonj\u00eb qytet tjet\u00ebr\u201d, arsyeton gjykata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zgjatur.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, arsyetimi ndalet edhe te regjistrimi audio dhe video i bisedave mes t\u00eb pandehurve dhe te infiltruarit t\u00eb policis\u00eb, ku gjykata shpjegon se avokat\u00ebt nuk kan\u00eb ngritur asnj\u00eb pretendim p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen\u00a0 e tyre dhe nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar d\u00ebgjimin e bisedave n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket pretendimeve n\u00eb lidhje me kqyrjen e pamjeve filmike, fotografike, ritraskiptimin e veprimeve t\u00eb p\u00ebrgjimeve t\u00eb pretenduara si t\u00eb kryera n\u00eb shkelje me ligjin, gjykata vler\u00ebson se ky pretendim nuk \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj\u201d, p\u00ebrmendet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, thuhet se n\u00eb \u00e7do rast pal\u00ebt, edhe gjat\u00eb gjykimit n\u00eb themel, mund t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebrgjimet p\u00ebr t\u00eb cilat kan\u00eb pretendime.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsit e t\u00eb pandehurve t\u00eb pyetur nga gjykata n\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb provave shkresore, n\u00ebse kishin pretendime mbi p\u00ebrmbajtjen e p\u00ebrgjimeve dhe n\u00ebse donin t\u00eb d\u00ebgjonin materialian audio-video, kan\u00eb deklaruar se nuk kan\u00eb pretendime mbi p\u00ebrmbajtjen dhe nuk d\u00ebshironin ta d\u00ebgjonin k\u00ebt\u00eb material.<\/p>\n<p>Gjykata thot\u00eb po ashtu se krijoi bindjen bazuar n\u00eb prova e fakte, si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrgjimet audio dhe video mes t\u00eb pandehurve me t\u00eb infiltruarin, ekspertimi i telefonit t\u00eb Arsen Ram\u00ebs, si dhe rr\u00ebfimet e d\u00ebshmitar\u00ebve se Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi e kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit zgjedhor.<\/p>\n<p>Beleri \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me dy vite burgim, pasi premtoi 40 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr 8 vota, nd\u00ebrsa Kokaveshi, q\u00eb ia dor\u00ebzoi shum\u00ebn e parave t\u00eb infiltruarit, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me sh\u00ebrbim prove.<\/p>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/presidenca-sqaron-dekretimin-e-4-gushtit-per-zgjedhjet-ne-himare\/\">Presidenca sqaron dekretimin e 4 gushtit p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Himar\u00eb<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenca shqiptare ka reaguar lidhur me caktimin e 4 gushtit si dat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme n\u00eb Himar\u00eb, duke arsyetuar se vendimi \u00ebsht\u00eb i detyruar brenda nj\u00eb afati kohor 48-or\u00ebsh n\u00eb rast vakance dhe mbi t\u00eb gjitha, me faktin se nuk e pengon Fredi Belerin t\u00eb ankimoj\u00eb vendimin e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, p\u00ebr ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5963,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5962","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5962","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5962"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5962\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}