{"id":7122,"date":"2024-07-29T07:20:53","date_gmt":"2024-07-29T07:20:53","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/07\/29\/wisner-mbyll-mandatin-ne-shqiperi-flet-per-reformen-ne-drejtesi-mbrojtjen-e-nato-s-dhe-partneritetin-e-madh-shqiptaro-amerikan\/"},"modified":"2024-07-29T07:20:53","modified_gmt":"2024-07-29T07:20:53","slug":"wisner-mbyll-mandatin-ne-shqiperi-flet-per-reformen-ne-drejtesi-mbrojtjen-e-nato-s-dhe-partneritetin-e-madh-shqiptaro-amerikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/07\/29\/wisner-mbyll-mandatin-ne-shqiperi-flet-per-reformen-ne-drejtesi-mbrojtjen-e-nato-s-dhe-partneritetin-e-madh-shqiptaro-amerikan\/","title":{"rendered":"Wisner mbyll mandatin n\u00eb Shqip\u00ebri: Flet p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, mbrojtjen e NATO-s dhe partneritetin e madh shqiptaro-amerikan"},"content":{"rendered":"<p>I ngarkuari i SHBA-ve me pun\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, David Wisner, n\u00eb mbyllje t\u00eb mandatit t\u00eb tij, ka folur lidhur me vijimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb vend, mbrojtjen q\u00eb aleanca e NATO-s i ofron partner\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, si edhe lidhur me partneritetin e madh shqiptaro-amerikan, i cili i b\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb krenar\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto tema, Wisner ka folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn Panorama, n\u00eb mbyllje t\u00eb mandatit t\u00eb tij, duke p\u00ebrmendur edhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Wisner, p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e interesimit amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrfshijn\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr demokracin\u00eb, sundimin e ligjit, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe zbatimin e pakthyesh\u00ebm t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb theksuar, diplomati amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri vler\u00ebson raportet e vendit me NATO-n dhe rithekson garancin\u00eb amerikane p\u00ebr respektimin e Nenit 5 t\u00eb NATO-s p\u00ebr \u00e7do vend t\u00eb Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"iframe-container\"><\/div>\n<p>Wisner njofton nj\u00ebher\u00ebsh se cili do t\u00eb jet\u00eb z\u00ebvend\u00ebsja e saj, q\u00eb vjen nga nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb diplomatike n\u00eb Ukrain\u00eb, Armeni, Rusi etj\u2026, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pritet kalimin n\u00eb Senat i t\u00eb em\u00ebruarit t\u00eb ri, ambasadorit David Kostelancik.<\/p>\n<h5><strong>Intervista e plot\u00eb e Wisner:<\/strong><\/h5>\n<h5><em>-Z. Wisner, jeni duke mbyllur mandatin tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri. Si ka qen\u00eb?<\/em><\/h5>\n<p><strong>David Wisner<\/strong>:\u00a0Ka qen\u00eb nj\u00eb vit i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, i mbushur me pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, udh\u00ebtime t\u00eb paharrueshme n\u00eb vendin tuaj t\u00eb bukur nga veriu n\u00eb jug, me kujtime ushqimesh thjesht t\u00eb shk\u00eblqyera dhe mbi t\u00eb gjitha, ka shum\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Pat\u00ebm krenarin\u00eb t\u00eb mir\u00ebprisnim Sekretarin Blinken n\u00eb muajin shkurt p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb tej mbi partneritetet tona n\u00eb fushat e demokracis\u00eb, mbrojtjes dhe biznesit. Jemi krenar\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila sapo festoi tet\u00eb vite nga miratimi n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Vazhdojm\u00eb t\u00eb shohim institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb teksa b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb e afta, m\u00eb t\u00eb pavarura, madje edhe m\u00eb llogaridh\u00ebn\u00ebse. Jemi krenar\u00eb q\u00eb jemi partner\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr demokracin\u00eb e saj dhe eventualisht p\u00ebr vendin e saj n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Kemi par\u00eb t\u00eb rriten lidhjet tona n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes si nga pik\u00ebpamja dypal\u00ebshe, ashtu edhe n\u00eb kuptimin e partneritetit ton\u00eb si aleat\u00eb n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Si dhe vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrparim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar lidhjet e biznesit dhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb investime n\u00eb t\u00eb dyja vendet \u2013 kompani t\u00eb m\u00ebdha amerikane po shqyrtojn\u00eb investime t\u00eb reja k\u00ebtu dhe shpresojm\u00eb q\u00eb do t\u00eb realizohen s\u00eb shpejti. P\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur, ka qen\u00eb nj\u00eb privilegj i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ndihmoja p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar m\u00eb tej partneritetin e shk\u00eblqyer q\u00eb ekziston mes nesh.<\/p>\n<h5><em>-Nj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju dhe ambasada juaj keni folur shpesh \u00ebsht\u00eb NATO dhe koh\u00ebt e fundit p\u00ebr samitin e NATO-s. Si e shpjegoni k\u00ebt\u00eb?<\/em><\/h5>\n<p><strong>David Wisner<\/strong>:\u00a0N\u00eb thelb, siguria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim ky\u00e7 p\u00ebr \u00e7do qenie njer\u00ebzore. \u00c7do shqiptar do q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i sigurt, do q\u00eb familja e vet t\u00eb jet\u00eb e sigurt, do q\u00eb e ardhmja e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vet t\u00eb jet\u00eb e sigurt dhe e begat\u00eb. Dhe NATO ofron pik\u00ebrisht at\u00eb, sigurin\u00eb q\u00eb buron nga Neni 5, q\u00eb nj\u00eb sulm ndaj nj\u00eb an\u00ebtari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm ndaj t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend i sigurt, i q\u00ebndruesh\u00ebm, i lidhur me t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb ndajn\u00eb vlerat e tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb mund t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb \u2013 me ndihm\u00ebn e rrjedh\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb tregtis\u00eb, turist\u00ebve, si dhe investimeve q\u00eb sjell stabiliteti.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, pasi kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas izolimin e s\u00eb shkuar\u00ebs dhe kan\u00eb p\u00ebrqafuar sigurin\u00eb kolektive dhe vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson NATO.<\/p>\n<p>Sot, 15 vite pasi iu bashkua Aleanc\u00ebs, Shqip\u00ebria jep kontribute solide, qoft\u00eb p\u00ebrmes trupave t\u00eb KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb, batalionit t\u00eb k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb, nj\u00ebsit\u00eb e klasit bot\u00ebror p\u00ebr \u00e7montimin e mjeteve eksplozive, forcave t\u00eb veta speciale e shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Amerika \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurt p\u00ebr shkak t\u00eb NATO-s. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurt p\u00ebr shkak t\u00eb NATO-s. Evropa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurt p\u00ebr shkak t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Prandaj 68 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve bien dakord se Shqip\u00ebria duhet ta p\u00ebrmbush\u00eb premtimin p\u00ebr t\u00eb kontribuar dy p\u00ebr qind t\u00eb PBB p\u00ebr shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen. Prandaj 90 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve mendojn\u00eb se t\u00eb ardhmes s\u00eb vendit t\u00eb tyre i sh\u00ebrben m\u00eb mir\u00eb qenia an\u00ebtar i NATO-s.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh sfid\u00ebn q\u00eb paraqet Rusia, si dhe Republika Popullore e Kin\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb saj p\u00ebr luft\u00ebn e Rusis\u00eb \u2013 tani m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Aleanc\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar politikisht, financiarisht dhe ushtarakisht, duke u siguruar q\u00eb NATO t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballet me sfidat e koh\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<h5><em>-Samiti i NATO-s sapo p\u00ebrfundoi n\u00eb Uashington, D.C. dhe kemi par\u00eb q\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb SHBA-ve e kan\u00eb quajtur nj\u00eb sukses. Mund t\u00eb na shpjegoni pse?<\/em><\/h5>\n<p><strong>David Wisner<\/strong>:\u00a0Ne besojm\u00eb fort se ky ishte nj\u00eb nga samitet\u00a0m\u00eb t\u00eb suksesshme q\u00eb ka zhvilluar ndonj\u00ebher\u00eb NATO. Bota pa q\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe, m\u00eb e fort\u00eb dhe m\u00eb e bashkuar se kurr\u00eb dhe e gatshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb ardhmen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit nd\u00ebrmor\u00ebn hapa p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u00e7do centimet\u00ebr t\u00eb territorit t\u00eb NATO-s, p\u00ebrfshi nisma t\u00eb reja dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr t\u00eb forcuar aft\u00ebsit\u00eb edhe duke investuar n\u00eb prodhim ushtarak industrial.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, aleat\u00ebt b\u00ebn\u00eb p\u00ebrparim historik p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb barr\u00ebn, ku nj\u00eb rekord prej 23 aleat\u00ebsh kan\u00eb p\u00ebrmbushur ose kap\u00ebrcyer angazhimin p\u00ebr t\u00eb shpenzuar t\u00eb pakt\u00ebn dy p\u00ebr qind t\u00eb PBB-s\u00eb p\u00ebr mbrojtjen, p\u00ebrfshi Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila ka marr\u00eb angazhimin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, duke kuptuar q\u00eb Rusia mbetet k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs dhe m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj siguris\u00eb s\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb NATO-s dhe paqes e stabilitetit n\u00eb rajonin euro-atlantik, Aleanca ofroi nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb fuqishme mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr ta ndihmuar Ukrain\u00ebn q\u00eb t\u00eb triumfoj\u00eb ndaj pushtimit t\u00eb Rusis\u00eb dhe t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara drejt nj\u00eb rruge t\u00eb pakthyeshme drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, aleat\u00ebt pan\u00eb lidhjen mes siguris\u00eb n\u00eb rajonin euro-atlantik dhe siguris\u00eb n\u00eb rajonin indo-paq\u00ebsor dhe d\u00ebrguan nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb se mb\u00ebshtetja e Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebr makinerin\u00eb ruse t\u00eb luft\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb pasoja p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e saj me bashk\u00ebsin\u00eb euro-atlantike.<\/p>\n<h5><em>-A u konsultuat p\u00ebr legjislacionin e miratuar s\u00eb fundi p\u00ebr prodhimin e arm\u00ebve dhe municioneve? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga temat e trajtuara n\u00eb samitin e NATO-s.<\/em><\/h5>\n<p><strong>David Wisner<\/strong>:\u00a0N\u00eb samitin e NATO-s, aleat\u00ebt deklaruan se bashk\u00ebpunimi transatlantik industrial n\u00eb mbrojtje \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb\u00a0\u00a0kritike e parandalimit dhe mbrojtjes s\u00eb NATO-s, prandaj aleat\u00ebt ran\u00eb dakord me nj\u00eb Premtim Zgjerimi t\u00eb Kapacitetit Industrial t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet industriale t\u00eb mbrojtjes p\u00ebr t\u00eb prodhuar kapacitete thelb\u00ebsore p\u00ebrforcojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb kolektive p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur planet e mbrojtjes s\u00eb NATO-s n\u00eb koh\u00eb. P\u00ebrpjekjet komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt k\u00ebtyre synimeve jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura.<\/p>\n<h5><em>-Cilat jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi, q\u00eb do t\u00eb gjej\u00eb pasardh\u00ebsi juaj n\u00eb tryez\u00eb?<\/em><\/h5>\n<p><strong>David Wisner<\/strong>:\u00a0Si\u00e7 e thash\u00eb n\u00eb fillim, p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb tona jan\u00eb t\u00eb qarta dhe ato vendosen nga nivelet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Washington.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare \u2013 me pun\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb forcuar institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit, p\u00ebrfshi n\u00ebp\u00ebrmjet zbatimit t\u00eb pakthyesh\u00ebm t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe luft\u00ebn jetike kund\u00ebr korrupsionit; p\u00ebr mbrojtjen, p\u00ebrfshi n\u00ebp\u00ebrmjet edhe m\u00eb shum\u00eb lidhjesh dypal\u00ebshe dhe si aleat\u00eb n\u00eb NATO; si dhe p\u00ebr biznesin, duke punuar s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb krijuar mund\u00ebsi reale p\u00ebr bizneset amerikane dhe shqiptare q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb vendet e pun\u00ebs q\u00eb nevojiten dhe ta b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb begat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e saj.<\/p>\n<h5><em>-Kush \u00ebsht\u00eb pasardh\u00ebsi juaj?<\/em><\/h5>\n<p><strong>David Wisner<\/strong>:\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i em\u00ebruari p\u00ebr ambasador, David Kostelancik, pret konfirmimin nga Senati i Shteteve t\u00eb Bashkuara, pasardh\u00ebsja ime do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb diplomate e aft\u00eb, Nancy VanHorn. Ajo vjen me p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Tiran\u00eb, pasi ka punuar n\u00eb Ukrain\u00eb, Armeni dhe Rusi, mes detyrave t\u00eb tjera q\u00eb ka mbajtur.<\/p>\n<p>Kam punuar me t\u00eb dhe mund t\u00eb flas nga p\u00ebrvoja ime p\u00ebr talentin, dedikimin dhe p\u00ebrkushtimin e saj p\u00ebr partneritetin SHBA-Shqip\u00ebri. P\u00ebr ta mbyllur, m\u00eb lejoni t\u00eb fal\u00ebnderoj edhe nj\u00eb her\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb paharruesh\u00ebm k\u00ebtu. Familjen time dhe mua na ka prekur mikpritja dhe miq\u00ebsia q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ju tregoni ndaj amerikan\u00ebve. Jemi krenar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi. Faleminderit!<\/p>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/wisner-mbyll-mandatin-ne-shqiperi-flet-per-reformen-ne-drejtesi-mbrojtjen-e-nato-s-dhe-partneritetin-e-madh-shqiptaro-amerikan\/\">Wisner mbyll mandatin n\u00eb Shqip\u00ebri: Flet p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, mbrojtjen e NATO-s dhe partneritetin e madh shqiptaro-amerikan<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I ngarkuari i SHBA-ve me pun\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, David Wisner, n\u00eb mbyllje t\u00eb mandatit t\u00eb tij, ka folur lidhur me vijimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb vend, mbrojtjen q\u00eb aleanca e NATO-s i ofron partner\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, si edhe lidhur me partneritetin e madh shqiptaro-amerikan, i cili i b\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb krenar\u00eb. Lidhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7123,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7122","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7122"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7122\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7123"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}