{"id":7396,"date":"2024-08-04T10:21:22","date_gmt":"2024-08-04T10:21:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/08\/04\/qytetaret-me-id-te-skaduar-slejohen-te-votojne-celibashi-sjemi-organi-kompetent-per-shtyrjen-e-afateve\/"},"modified":"2024-08-04T10:21:22","modified_gmt":"2024-08-04T10:21:22","slug":"qytetaret-me-id-te-skaduar-slejohen-te-votojne-celibashi-sjemi-organi-kompetent-per-shtyrjen-e-afateve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/08\/04\/qytetaret-me-id-te-skaduar-slejohen-te-votojne-celibashi-sjemi-organi-kompetent-per-shtyrjen-e-afateve\/","title":{"rendered":"Qytetar\u00ebt me ID t\u00eb skaduar s\u2019lejohen t\u00eb votojn\u00eb, Celibashi: S\u2019jemi organi kompetent p\u00ebr shtyrjen e afateve"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi reagoi sot pasi disa qytetar\u00eb me karta identiteti t\u00eb skaduara nuk jan\u00eb lejuar q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e votimit n\u00eb Himar\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Celibashi solli n\u00eb v\u00ebmendje se KQZ nuk \u00ebsht\u00eb organi kompetent p\u00ebr shtyrjen e afateve t\u00eb vlefshm\u00ebris\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb identifikimit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr zgjedh\u00ebsit mbi 75 vje\u00e7 vlefshm\u00ebria e dokumenteve t\u00eb identifikimit \u00ebsht\u00eb pa afat. K\u00ebshtu p\u00ebrcaktohet n\u00eb ligjit nr. 89\/2020, dat\u00eb 09\/07\/2020 \u201cP\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb ligjin nr. 8952, dat\u00eb 10.10.2002 \u201cP\u00ebr let\u00ebrnjoftimin elektronik t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb\u201d, i ndryshuar\u201d\u201d, thekson Celibashi n\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Kryetari i qendr\u00ebs s\u00eb votimit \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat se \u201cn\u00eb Himar\u00eb fshat ka shum\u00eb persona q\u00eb jan\u00eb me karta t\u00eb skaduara dhe insistojn\u00eb q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligji nuk e lejon. Nga kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb konfuz ku kemi njoftuar KQZ q\u00eb t\u00eb vij\u00eb dhe t\u00eb zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7in\u201d.<\/p>\n<p>\t\t<i><\/i><ins data-dcm-landing-page-escapes=\"0\" data-dcm-click-tracker=\"https:\/\/track.adform.net\/C\/?bn=73199340;adfibeg=0;cdata=wY0ZHC8ypbQniOq3Sj8hschgQeJ3VY4zU1bO9ulaUP_iCMviXuI_n4RPYRHBxkqVPVtGasWBO2DsQ97SqeB3vafpodL8HlhSS5QNXFy9YSXxjmdMEY9WqD7eKsUQLet9dO-UMsCLM2opnkTpCdy6-w2;;CREFURL=https%3a%2f%2feuro-pixel.com%2ftest.php;C=1;cpdir=\" class=\"dcmads\" data-dcm-placement=\"N571601.4773204ALBANIANPOST.COM\/B32392692.399829096\" data-dcm-rendering-mode=\"iframe\" data-dcm-https-only=\"\" data-dcm-api-frameworks=\"[APIFRAMEWORKS]\" data-dcm-omid-partner=\"[OMIDPARTNER]\" data-dcm-gdpr-applies=\"gdpr=\" data-dcm-gdpr-consent=\"gdpr_consent=\" data-dcm-addtl-consent=\"addtl_consent=${ADDTL_CONSENT}\" data-dcm-ltd=\"false\" data-dcm-resettable-device-id=\"\" data-dcm-app-id=\"\" data-dcm-processed=\"y\"><\/p>\n<p>\t\t<\/ins><\/p>\n<p>\u201cLigji e thot\u00eb qart\u00eb q\u00eb me kartat e skaduara nuk mund t\u00eb votoj\u00eb asnj\u00eb person. Edhe pasaporta t\u00eb mos ket\u00eb skaduar si afat. Komisioner\u00ebt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr ta pezulluar p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ka reaguar edhe Omonia n\u00eb Himar\u00eb, e cila shprehet se kartat u dhan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb me nisjen e procesit zgjedhor n\u00eb Bashkin\u00eb Himar\u00eb, me insistimin e komisioner\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, dhjet\u00ebra zgjedh\u00ebsve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumenteve t\u00eb identifikimit t\u00eb skaduara. N\u00eb kund\u00ebrshtim me praktikat e aplikuara n\u00eb proceset e m\u00ebparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi t\u00eb nxjerr\u00eb aktet p\u00ebrkat\u00ebse ligjore q\u00eb do t\u00eb garantonin t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zgjedh\u00ebsit. Kompania shtet\u00ebrore e prodhimit t\u00eb kartave t\u00eb identitetit, ishte v\u00ebn\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, duke u sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive\u201d.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u201can\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PS u rinovoheshin dokumentet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar brenda 24 or\u00ebve, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb u k\u00ebrkohej t\u00eb paraqiteshin pas 15 dit\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb total, nga 23074 zgjedh\u00ebs t\u00eb regjistruar, 6157 jan\u00eb apriori t\u00eb privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb Qeveris\u00eb Rama\u201d, \u00a0thuhet n\u00eb reagimin e Omonoia Dega Himar\u00eb.<\/p>\n<p>KQZ ka raportuar gjithashtu pjes\u00ebmarrjen e votuesve n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Kryebashkiak t\u00eb Himar\u00ebs deri n\u00eb or\u00ebn 10:00. T\u00eb dh\u00ebnat bazohen n\u00eb 31 nga 36 qendrat e votimit.<\/p>\n<p>Referuar shifrave zyrtare n\u00eb proces kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 2487 zgjedh\u00ebs, nga 20676 t\u00eb regjistruar. Sipas KQZ pjes\u00ebmarrja llogaritet n\u00eb 12.03 %.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00eb p\u00ebr postin jan\u00eb Vangjel Tavo nga ana e mazhoranc\u00ebs (n\u00ebn sigl\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste) dhe Petro Gjikuria nga ana e opozit\u00ebs (n\u00ebn sigl\u00ebn e Bashk\u00eb Fitojm\u00eb).<\/p>\n<p>23 mij\u00eb e 74 qytetar\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, t\u00eb cilat do t\u00eb hidhen n\u00eb 36 qendrat e votimit t\u00eb hapura prej or\u00ebs 07:00 dhe q\u00eb do t\u00eb mbyllen n\u00eb or\u00ebn 19:00.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 KQZ ka b\u00ebr\u00eb me dije, do t\u00eb aplikohet vet\u00ebm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb monitoruara me kamera.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"3r5YLUlzkJ\">\n<p><a href=\"https:\/\/albanianpost.com\/voton-vangjel-tavo-fton-himariotet-te-zgjedhin-alternativen-me-te-mire\/\">Voton Vangjel Tavo, fton himariot\u00ebt t\u00eb zgjedhin alternativ\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb<\/a><\/p>\n<\/blockquote>\n<h5>Nj\u00eb bashki n\u00eb konflikt<\/h5>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e fundit lokale t\u00eb mbajtura n\u00eb 2023-shin, kandidati fitues Alfred Beleri u arrestua 48 or\u00eb para votimit, duke u b\u00ebr\u00eb kandidati i vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e zgjedhjeve shqiptare q\u00eb zgjidhet kryetar n\u00eb burg.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 maj Beleri p\u00ebrfundoi n\u00eb pranga pasi u akuzua p\u00ebr korrupsion zgjedhor, duke u faktuar se ai kishte kryer aktin e blerjes s\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Teksa Beleri ndodhej n\u00eb burg, kryetar i bashkis\u00eb mbeti ai aktual (humb\u00ebsi i zgjedhjeve) Jorgo Goro.<\/p>\n<p>Por burgu nuk i ndahet bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte radha e Jorgo Goros p\u00ebr t\u2019u arrestuar. Ai u prangos m\u00eb 23 mars t\u00eb k\u00ebtij viti \u2013 i akuzuar nga vet\u00eb Beleri p\u00ebr tjet\u00ebrsim votash.<\/p>\n<p>Fill pas k\u00ebsaj, mazhoranca socialiste em\u00ebroi dy kryetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb komanduar.<\/p>\n<p>E para ishte Blerina Bala, e cila dha dor\u00ebheqjen m\u00eb 5 qershor, p\u00ebr arsye \u2013 sipas saj \u2013 personale.<\/p>\n<p>M\u00eb pas kryetar i komanduar u vendos Arqile Bollano, i cili aktualisht ndodhet n\u00eb nj\u00eb proces hetimi p\u00ebr korrupsion nga SPAK.<\/p>\n<p>Ishte d\u00ebnimi i Fredi Belerit me dy vite burg nga Apeli i GJKKO-s\u00eb ai i cili i hapi rrug\u00eb zgjidhjes s\u00eb ng\u00ebr\u00e7it n\u00eb Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo pasi u b\u00eb e mundur heqja e mandatit si kryebashkiak nga ana e KQZ-s\u00eb. Beleri aktualisht \u00ebsht\u00eb deputet n\u00eb Parlamentin Evropian n\u00eb em\u00ebr t\u00eb partis\u00eb \u201cDemokracis\u00eb s\u00eb Re\u201d n\u00eb Greqi.<\/p>\n<h5>Jo vet\u00ebm zgjedhje<\/h5>\n<p>Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka realizuar nj\u00eb raport p\u00ebr zgjedhjet vendore n\u00eb Himar\u00eb, ku thekson se kjo bashki \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cpatate t\u00eb nxeht\u00eb\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Beleri, por pretendon se oligark\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt kryesor\u00eb kan\u00eb interesa p\u00ebr investime n\u00eb turiz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKjo bashki nuk z\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb hierarkin\u00eb dhe struktur\u00ebn e pushtetit vendor n\u00eb Shqip\u00ebri, por p\u00ebr shkak t\u00eb pretendimeve dhe debatit politik mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, si dhe interesit strategjik t\u00eb disa prej oligark\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve kryesor\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr investimet turistike, bashkia ka marr\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe zhvillimet atje kan\u00eb nj\u00eb interes t\u00eb dyfisht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrpunuara nga ISP, q\u00eb nga viti 2000, zgjedhjet atje kan\u00eb qen\u00eb kryesisht produkt i marr\u00ebdh\u00ebnieve politike mes PS-s\u00eb dhe PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2000 dy partit\u00eb u bashkuan kund\u00ebr kandidatit Bollano, nj\u00eb figur\u00eb ekstremiste vendase duke e mposhtur at\u00eb me fitore d\u00ebrrmuese.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vitin 2003 dhe 2007 i nj\u00ebjti kandidat, Bollano, tashm\u00eb me mb\u00ebshtetjen e PS-s\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb PD-s\u00eb, siguroi tre mandate radhazi, i fundit (2019) pa kandidat\u00eb rival\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb kat\u00ebr drejtuesit e viteve 2000-2024 (Mato, Bollano, Goro dhe Beleri) jan\u00eb arrestuar, hetuar apo d\u00ebnuar p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale (korrupsion apo vepra t\u00eb tjera penale), nj\u00eb num\u00ebr rekord p\u00ebr drejtimin e nj\u00eb bashkie n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Aktualisht, zgjedhjet jan\u00eb mes dy blloqeve kryesore politike, me kandidat\u00eb t\u00eb \u201csjellur\u201d, Tavo nga Gjirokastra dhe Gjikuria nga SHBA.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 4 gushtit, t\u00eb vetmet prej disa dekadash n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb pikun e sezonit turistik, kan\u00eb vler\u00eb simbolike.<\/p>\n<p>Kryesisht p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr zgjedhje, interesin vendor p\u00ebr pjes\u00ebmarrje dhe pjekurin\u00eb e partive p\u00ebr rikthimin n\u00eb normalitet t\u00eb nj\u00eb prej bashkive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nga potenciali turistik.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rezultatit, zgjedhjet nuk pritet t\u2019i japin fund debatit dhe keqp\u00ebrdorimeve, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb partive \u2013 t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn deri pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/qytetaret-me-id-te-skaduar-slejohen-te-votojne-celibashi-sjemi-organi-kompetent-per-shtyrjen-e-afateve\/\">Qytetar\u00ebt me ID t\u00eb skaduar s\u2019lejohen t\u00eb votojn\u00eb, Celibashi: S\u2019jemi organi kompetent p\u00ebr shtyrjen e afateve<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi reagoi sot pasi disa qytetar\u00eb me karta identiteti t\u00eb skaduara nuk jan\u00eb lejuar q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e votimit n\u00eb Himar\u00eb fshat. Celibashi solli n\u00eb v\u00ebmendje se KQZ nuk \u00ebsht\u00eb organi kompetent p\u00ebr shtyrjen e afateve t\u00eb vlefshm\u00ebris\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb identifikimit. \u201cP\u00ebr zgjedh\u00ebsit mbi 75 vje\u00e7 vlefshm\u00ebria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7397,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7396","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7396"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7396\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7397"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}