{"id":828,"date":"2024-04-07T19:08:30","date_gmt":"2024-04-07T19:08:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/04\/07\/pse-kurti-ben-shaka-me-taravarin\/"},"modified":"2024-04-07T19:08:30","modified_gmt":"2024-04-07T19:08:30","slug":"pse-kurti-ben-shaka-me-taravarin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/2024\/04\/07\/pse-kurti-ben-shaka-me-taravarin\/","title":{"rendered":"Pse Kurti b\u00ebn shaka me Taravarin"},"content":{"rendered":"<p>Albin Kurti p\u00ebrmes z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij P\u00ebrparim Kryeziu, ka provuar ta sulmoj\u00eb me t\u00eb pav\u00ebrteta dhe fjali jasht\u00ebkonteksti, si\u00e7 Vet\u00ebvendosja e ka ekspertiz\u00eb, kandidatin e Fronit Evropian p\u00ebr president t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bujar Osmanin.<\/p>\n<p>Sikur mos ta p\u00ebrfshinin edhe Arben Taravarin, kund\u00ebrkandidatin e Osmanit n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndotje, mbase nga Prishtina s\u2019do t\u00eb duhej t\u00eb reagohej fare dhe kjo t\u00eb kalonte si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e zakonshme e Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr kontaminim konstant t\u00eb hap\u00ebsirave virtuale.<\/p>\n<p>Por, duke kapitalizuar n\u00eb mosnjohjen e thell\u00eb t\u00eb Taravarit p\u00ebr k\u00ebto procese dhe duke shfryt\u00ebzuar naivitetin e tij deri n\u00eb pakuptim\u00ebsi, Kurti e p\u00ebrfshiu at\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb piskatje aspak melodike dhe e detyroi q\u00eb edhe Taravari p\u00ebrmes Facebook-ut t\u00eb zgjas\u00eb jet\u00ebn e thashethemeve t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, me dashamir\u00ebsi p\u00ebr Taravarin, me shpres\u00ebn se \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb lolon e Kurtit pavet\u00ebdije, po ia japim pak shpjegime k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Arbeni, si dhe disa t\u00eb tjer\u00eb si ai, q\u00ebllimsh\u00ebm anashkalojn\u00eb faktin q\u00eb, si kryesues i OSBE-s\u00eb, detyra Bujar Osmanit ishte t\u00eb sintetizonte mesin e t\u00eb gjitha q\u00ebndrimeve relevante n\u00eb koh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, pra muajt maj dhe qershor t\u00eb vitit 2023, q\u00ebndrime t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb propozim planin 9 pik\u00ebsh, t\u00eb publikuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryesuesit t\u00eb OSBE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po i nj\u00ebjti propozim m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur edhe nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Bashkimit Evropian. Pra, t\u00eb thuash q\u00eb ky propozim \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim personal i Bujar Osmanit \u00ebsht\u00eb keqdash\u00ebsi me nuanca t\u00eb theksuara t\u00eb naivitetit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Arbeni, si dhe disa t\u00eb tjer\u00eb si ai, q\u00ebllimsh\u00ebm e heshtin faktin q\u00eb t\u00eb gjitha zhvillimet e m\u00ebpasshme politike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe negociatat e shumta, jan\u00eb v\u00ebrtitur rreth k\u00ebtij propozimi, dhe n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ngelin akoma aktuale.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, kan\u00eb marr di\u00e7ka nga ai propozim.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb fakt dhe nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb pavar\u00ebsisht retorik\u00ebs.<\/p>\n<p>A kan\u00eb ndryshuar gj\u00ebrat n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb? Po, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Por, n\u00ebse themi q\u00eb gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar, dhe m\u00eb pas vendosim q\u00eb gjith\u00e7ka ta interpretojm\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb pik\u00eb v\u00ebshtrim, at\u00ebher\u00eb gj\u00ebrave duhet shkuar deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>U p\u00ebrmend Banjska, por nuk u tha e gjith\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Si rezultat i disa veprimeve politike t\u00eb pamenduara mir\u00eb, n\u00eb qershorin e 2023, me vendim t\u00eb komandantit amerikan n\u00eb Evrop\u00eb, Kosova p\u00ebrjashtohet nga ushtrimet e NATO-s\u00eb. Ky p\u00ebrjashtim sh\u00ebnon rastin e par\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin ndaj Kosov\u00ebs nd\u00ebrmerren masa n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb Arbeni dhe mentor\u00ebt e tij ideologjik\u00eb nuk e p\u00ebrmendin \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ky p\u00ebrjashtim, nga disa n\u00eb rajon, u interpretua si sinjal q\u00eb Kosova ka nisur t\u00eb humb\u00eb p\u00ebrkrahjen amerikane n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe siguris\u00eb. Dhe, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb lexim t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs, dikush merr vendimin q\u00eb t\u00eb planifikoj\u00eb Banjsk\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb rajonin ton\u00eb gj\u00ebrat jan\u00eb shum\u00eb delikate, ku nuancat e vogla mund ta b\u00ebjn\u00eb diferenca t\u00eb m\u00ebdha. Siguria e Kosov\u00ebs, por jo vet\u00ebm e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me menaxhimin strategjik t\u00eb raporteve me aleat\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb u d\u00ebshmua edhe pas Banjsk\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht me datat 29 dhe 30 shtator kur ishte pik\u00ebrisht nd\u00ebrhyrja e fuqishme e aleat\u00ebve strategjik\u00eb q\u00eb parandaloi konflikt t\u00eb nj\u00eb shkalle m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>U p\u00ebrmend\u00ebn heronjt\u00eb e Banjsk\u00ebs, por nuk u tha \u00e7far\u00eb trajtimi mor\u00ebn ata m\u00eb pas, pik\u00ebrisht nga k\u00ebta q\u00eb sot po thirren n\u00eb emrin e tyre. T\u2019i detyrosh k\u00ebta heronj t\u00eb dalin n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra elementare \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi m\u00eb i madh q\u00eb dikush mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb armiqve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe tani dy fjal\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb sentencat e firmosura nga P\u00ebrparim Kryeziu n\u00eb Prishtin\u00eb, e t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura nga papagajt\u00eb e tyre n\u00eb RMV.<\/p>\n<p>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar vet\u00ebm me parulla dhe komunikata. Kosova \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar me rezistenc\u00eb dhe luft\u00eb t\u00eb koordinuar me aleat\u00ebt strategjik\u00eb. Dhe liria dhe pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs mund t\u00eb mbrohet vet\u00ebm me veprime t\u00eb koordinuara me aleat\u00ebt strategjik\u00eb.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb pohon ndryshe \u00ebsht\u00eb naiv ose i ngarkuar me mision q\u00eb t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb arriturat e brezit politik q\u00eb e \u00e7liroi Kosov\u00ebn. E nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e pozit\u00ebs kushtetuese t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb RMV sot jan\u00eb ku jan\u00eb fal\u00eb rezistenc\u00ebs, luft\u00ebs dhe koordinimit me aleat\u00ebt strategjik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7lirimin dhe lirin\u00eb e Kosov\u00ebs jan\u00eb angazhuar dhe kan\u00eb sakrifikuar shqiptar\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet etnike. Vlerat dhe patriotizmi i atij brezi \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshmuar p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi dhe p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr baltosje. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje q\u00eb sot n\u00eb Prishtin\u00eb fryjn\u00eb er\u00ebra t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes dhe jo t\u00eb bashkimit.<\/p>\n<p>The post <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/pse-kurti-ben-shaka-me-taravarin\/\">Pse Kurti b\u00ebn shaka me Taravarin<\/a> appeared first on <a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/albanianpost.com\/\">Albanian Post<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albin Kurti p\u00ebrmes z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij P\u00ebrparim Kryeziu, ka provuar ta sulmoj\u00eb me t\u00eb pav\u00ebrteta dhe fjali jasht\u00ebkonteksti, si\u00e7 Vet\u00ebvendosja e ka ekspertiz\u00eb, kandidatin e Fronit Evropian p\u00ebr president t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bujar Osmanin. Sikur mos ta p\u00ebrfshinin edhe Arben Taravarin, kund\u00ebrkandidatin e Osmanit n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndotje, mbase nga Prishtina s\u2019do t\u00eb duhej t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":829,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/828\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiogjilani.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}